‘Këtu ka peshkaqenë të mëdhenj’:Aleanca për Teatrin bën kallëzimin e 6-të në SPAK kundër Ramës

Hënë, 13 July 2020 11:47

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka bërë kallëzimin e gjashtë sot në SPAK për shembjen Teatrin Kombëtar dhe ka shprehur vendosmërinë për të mos u tërhequr nga ajo që ka nisur. Aktivistë të saj, intelektualë, avokatë, regjisorë, aktorë etj deklaruar sot se pavarësisht gjashtë kallëzimeve të bëra, nuk kanë asnjë informacion më shumë nga SPAK përveç një shprehjeje se hetimi ka filluar.

Avokatja Adriana Kalaja tha se "objekti i këtij kallëzimi është vendosja e sekuestros mbi projektin e realizuar për ndërtimin e Teatrit të ri nga Bjarke Ingels dhe nga ana tjetër është pezullimi i procedurave të tenderit që ka hapur Bashkia Tiranë në kundërshtim të plotë me dispozitat ligjore në zonën e Teatrit të ri.

Të kallëzuar prej nesh janë Edi Rama me cilësinë e kryeministrit; shtetasi Erion Veliaj, me cilësinë e kryebashkiakut të Tiranës; shtetasi danez Bjarke Ingels, projektuesi i Teatrit të ri dhe shtetasi Shkëlqim Fusha me cilësinë e administratorit të Fusha shpk.

Ne kemi konstatuar dhe argumentuar se këta, në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë kryer shpërdorim detyre, korrupsion aktiv dhe pasiv dhe marrje ryshfeti në formën e interesave nga zyrtarët që kryesojnë funksione publike.”

“Deri më sot, përveç një njoftimi që na është bërë se ka filluar një hetim i plotë i gjithanshë e asgjë tjetër nuk dimë në çfarë pozicioni ndodhem hetimet.

Është i gjashti kallëzim dhe kjo tregon se ne e kemi marrë shumë seriozisht çështjen tragjike të shkatërrimin të Teatrit Kombëtar. Mjafton që SPAK të hetojë qoftë dhe një padi e do të gjejë mjaft shkelje.”

Një prononcim u bë edhe nga aktori Mehdi Malaj, që bëri një deklaratë thumbuese:

“Unë jam tende, ti je tender, ai është tender. Ne jemi tendera, ju jeni tendera, ata janë tendera”.

Kjo deklaratë e plotkuptimshme, u pasua nga fjala e Edmond Budinës:

“Ne jemi të vendosur për ta çuar deri në fund këtë krim që është kryer kundër kulturës kombëtare, - tha ai. - Këtu nuk ka peshq të mëdhenj, ka peshkaqenë të mëdhenj, ndaj ne jemi të vendosur për ta çuar deri në fund këtë akt kriminal dhe ata duhet të paguajnë për këtë krim.

Ne jemi këtu do të do të vazhdojë do të insistojmë në SPAK.

Akuza e Teatrit nuk mbahet vetëm me kallëzime. Ne kemi kallëzuar edhe për vrasje në tentativë, korrupsion, dhe ka shumë ligje që janë shkelur e kjo nuk është vetëm për ta mbajtur gjallë, por që qytetarët të ngrenë zërin dhe mos të rrinë “squk”.

Shikoni dhe rastin e Bechetti: janë 110 milionë euro që duhet t’i pagujamë ne. Pse duhet t’i paguajmë ne?! T’i paguajnë ata njerëz që e kanë kryer!

Edhe në rastin e shembjes së Teatrit Kombëtar, shkeljet janë të jashtëzakonshme, ndaj ne do të jemi këtu e do të jemi këtu.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...