Presidenti Ilir Meta ka uruar homologun e tij polak, Andrzej Duda, për rizgjedhjen në këtë detyrë.
Meta shkruan në ‘Fabebook’ se “Shqipëria dhe shqiptarët i janë thellësisht mirënjohës Polonisë për mbështetjen e fuqishme ndaj procesit të integrimit”.
Mesazhi i Metës:
Pata kënaqësinë të uroja sot Presidentin e Polonisë, Andrzej Duda për rizgjedhjen e tij në këtë detyrë.
Shqipëria dhe shqiptarët i janë thellësisht mirënjohës Polonisë për mbështetjen e fuqishme ndaj procesit të integrimit evropian të Shqipërisë dhe vijimit të procesit të zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Në muajin maj të vitit 2019, Presidenti i Polonisë ishte i ftuar nderi në Samitin e Brdo-Brijuni që u mbajt në Tiranë, ku u konfirmua fakti se marrëdhëniet mes Polonisë dhe Shqipërisë kanë përpara një të ardhme të shkëlqyer.
Gjatë takimit në Samitin e Brdo-Brijuni, Presidenti Duda vlerësoi marrëdhëniet tradicionale shumë të mira dhe miqësore midis dy vendeve dhe popujve, të cilat janë shumë më të thella në histori sesa marrëdhëniet diplomatike.