Skandal diplomatik/ Lajçak në zyrën e ambasadorit rus në BE, adopton qëndrimin e Rusisë për Kosovën

Tuesday, 14 July 2020 20:08

Një skandal diplomatik është cilësuar vizita dhe bisedimet, që i dërguari i posaçëm i BE për dialogun Serbi-Kosovë, Miroslav Lajçak, zhvilloi në datën 13 korrik me ambasadorin e Rusisë në BE, Vladimir Çizhov, në selinë e ambasadës ruse.

Nuk ka asnjë logjikë dhe arsye që i dërguari i posaçëm i BE për bisedimet Serbi-Kosovë të shkojë për konsultime në zyrën e ambasadorit rus dy ditë përpara takimit në Bruksel midis presidentit serb Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës, Abdullah Hoti, në Bruksel me ndërmjetësimin e BE.

 
 

Me të drejtë menjëherë lind pyetja se përse nuk shkoi i dërguari i posaçëm i BE për konsultime dhe bisedime te ambasadori amerikan në BE? SHBA janë të angazhuar direkt në zgjidhjen e dialogut midis Serbisë dhe Kosovës. Ndërmjetësimin e SHBA në dialogun Serbi-Kosovë e kanë pranuar zyrtarisht edhe Prishtina, edhe Beogradi, kur udhëheqësit e tyre pranuan ftesën të shkojnë në samitin e Shtëpisë së Bardhë të caktuar për datën 27 qershor 2020.

 
 
 

I dërguari i posaçëm i BE, Lajçak, shkoi tek ambasadori rus, sepse në mënyrë të qëllimshme ai dëshironte të adoptonte qendrimin e politikës ruse në lidhje me dialogun Serbi-Kosovë. Në komunikatën e misionit të Rusisë në BE për bisedimet Lajçak-Çizhov, publikuar në 14 korrik, thuhet tekstualisht: “ Palët theksuan se rezoluta 1244 e KS të OKB është baza juridike për zgjidhjen e problemit të Kosovës dhe mbetet aktuale në masë të plote”. Zyra e Lajçakut nuk ka përgënjeshtruar gjë komunikatën e ambasadës ruse në BE për këtë takim. Është hera e parë që një përfaqësues i lartë zyrtar i BE shpall zyrtarisht dhe publikisht se bashkohet me qendrimin e Rusisë që baza e zgjidhjes së konfliktit Serbi-Kosovë është rezoluta 1244 e KS të OKB.

 
 

Është hera e parë që një përfaqësues i lartë zyrtar i BE flet per “problem të Kosovës” në një kohë që nuk ekziston “problem i Kosovës”, por ekziston çeshtja e normalizimit të marrëdhënieve midis dy shteteve, Serbisë dhe Kosovës, dhe për këtë Asamblea e Përgjithëshme e OKB në 2010 i dha Bashkimit Europian mandatin e ndërmjetësuesit për dialogun Serbi-Kosovë. Lajçakun e mbajnë si një ekspert të rajonit, por është e pafalshme që ai të mos e dijë se rezoluta 1244 nuk i takon Serbisë, sepse ajo rezolutë nuk e përmend në asnjë rresht Serbinë.

Nëse Rusia dhe Serbia spekullojnë me rezolutën, sepse ajo përmend diku një lloj sovraniteti të RFJ-së, Lajçak duhet ta dijë se RFJ është shtet që nuk ekziston. Nga ana tjetër Lajçak duhet ta dijë se në vitin 1999 kur është miratuar rezoluta 1244 Serbia nuk ka qenë anëtare e OKB dhe në bazë të vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të 15 dhjetorit të vitit 2004 Serbisë nuk i takon asnjë e drejtë dhe pretendim mbi dokumentet e OKB. Është vërtet e habitshme se si i dërguari i posaçëm i BE i bashkëngjitet qendrimit dhe strategjisë së Rusisë në çeshtjen e dialogut Serbi-Kosovë.

Qendrimi rus i Lajçakut bëhet edhe më skandaloz, duke ditur që nuk ka asnjë dokument zyrtar të ndonjë samiti apo ministeriali të BE që të deklarojë se baza juridike e zgjidhjes së dialogut është rezoluta 1244. Nuk është e qartë përse i dërguari Lajçak doli tani me këtë ide të re, apo me saktë ide ruse, dy ditë para bisedimeve Serbi-Kosovë në Bruksel. Është shkelje e mandatit dhe e statusit të ndërmjetësuesit nga ana e të dërguarit të posaçëm të BE për dialogun Serbi-Kosovë, i cili shpall dy ditë para takimit të Brukselit të 16 korrikut unisonin e tij me diplomacinë ruse dhe serbe.

Si i laururuar në Institutin MGIMO të Ministrisë së Jashtme Ruse, Lajçak mund të ketë dobësitë e veta personale për diplomacinë ruse, por në mandatin si i dërguar i posaçëm i BE nuk ka të drejtë që t’i ngjisë ndërmjetësimit diplomatik të BE-së qendrimin dhe interesat e Rusisë. Me këto sjellje diplomatike ai paragjykon bisedimet e ardhshme në Bruksel midis presidentit serb dhe kryeministrit të Kosovës, sepse merr hapur anën e një pale, Serbisë dhe Rusisë. Prishtina ndodhet përpara një kurthi të ri diplomatik ruso-serb dhe të disa qarqeve europiane filorusoserbe.

Kryeministri dhe qeveria e Kosovës nuk duhet kurrsesi të pranojnë direkt apo indirekt ndonjë platformë apo sugjerim nga Lajçakët për të vendosur të ashtuquajturën rezolutë 1244 si bazë e dialogut midis Serbisë dhe Kosovës. Ndaj qendrimi rus i adoptuar nga i dërguari i posaçëm i BE duhet të hidhet poshtë me vendosmëri nga qeveria e Prishtinës para se të shkohet në Bruksel.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...