Nga Kastriot Islami
Rama mendoi se duke bërë të fortin do të detyronte shqiptarët e europianët, veçanërisht gjermanët, të negocionin me të për t’iu shmangur ndëshkimit… Dhe siç e kisha parashikuar, dështoi…
Dështoi se ky pervers narcist nuk ka as këllqe dhe as mendere për të bërë të fortin…. Bën veçse blof…
Sepse nga marrëzitë e ligësitë e shumta, është veçse një dhi e zgjebosur që ngre nga frika bishtin përpjetë…
Marrëzitë e ligësitë e tij fillojnë
-me vjedhjen e votave e kërcënimin e votuesve,
-me vjedhjen e pasurisë kombëtare e të buxhetit publik,
-me vjedhjen e votave, me lidhjet me kriminelët e trafikantët,
-me rrënimin e ekonomisë së vendit,
-me varfërimin e qytetarëve dhe detyrimin e tyre për të emigruar, dhe pasurimin e oligarkëve;
-me keqmenaxhimin e turpshëm të krizës humanitare dhe përkeqësimin ekstrem të ekonomisë,
-me kontrollin e medies, të shoqërisë civile, të sistemit të reformuar të drejtësisë,
-me krijimin e një parlamenti të “aleancës së qelbësirave”, me “debila politikë”, injorantë, hajdutë, individë me rekorde të tmerrshme kriminale, trafikantë…
-me krijimin dhe sponsorizimin e një opozite false me bishta haxhiqamilistë… antieuropianë, të fëlliqur e antiperëndimorë, të shpifur… të cilët tentuan të tallen me inteligjencën e qytetarëve duke kërkuar të hidhnin në erë marrëveshjen gjithëpërfshirëse, por dhe Kushtetutën…
-për të mos lënë pa përmendur tradhtinë e Ramës, që së bashku me Thaçin e Vuçiç, tentuan të cenonin integritetin e sovranitetin e Kosovës, të hidhnin në erë rajonin dhe mbi të gjitha t’i fusnin thikën pas shpine Gjermanisë…
I frikësuar në ekstrem, Rama bëri të fortin pikërisht në momentin kur ai ishte më i dobët se kurrë, duke kërkuar si garanci për mosndëshkimin e tij që opozita e sotme, fituesja e nesërme, t’i jepte postin e PRESIDENTIT… këtë e bëri edhe si gjoja diversion për të përçarë opozitën… por gjithnjë me objektivin për të shpëtuar nga ndëshkimi…
Këtë lojë të dobët e kuptuan të gjithë… sepse ishte e shëmtuar dhe diabolike…
Kështu dështoi edhe sharlatani edhe bishtat e tij haxhiqamilistë…
Ky ishte një dështim i paralajmëruar sepse injoranti kishte bashkëpunëtorë “sharlatanë djallëzorë” e të paaftë që shqiptarët dhe gjermanët ua lexonin lehtësisht veprimet e tyre hileqare e tinëzare…
Sot parlamenti gjerman ka bërë një thirrje të fortë…!
Në fakt ky është një mesazh i qartë për shqiptarët: sa të mbani hajdutin, të paaftin, kriminelin, trafikantin në krye të shtetit, dhe bishtat e turpshëm do të mbeteni të izoluar…!
“Sharlatani i Surrelit” është në dilemë: Nëse tërhiqet, e gjitha “godina” mund t’i shkërmoqet e në zgjedhjet e ardhshme do të ballafaqohet me një humbje allapasok… Nëse s’tërhiqet, cunami mund ta përmbysë si mi në vrimat e Surrelit….
Është shah-mat… Duhet të zgjedhë mes tmerrit pafund dhe fundit të tmerrshëm… Rama meriton realisht fundin e tmerrshëm… por edhe tmerri pafund mund të ishte një ngushëllim … Sado të lëpihet e zvarritet këtej e tutje, zor se do të mund të shpëtojë sepse si bylmez që është, po marshon i sigurt si “triumfator” në rrugën e dështimit…