Presidenti - Bashës: Qëndrojini Marrëveshjes së 5 Qershorit, ata që punojnë kundër integrimit do të mbajnë përgjegjësi

E mërkurë, 15 July 2020 13:18

 

“Presidenti i Republikës i kërkoi Kryetarit Basha që të vazhdojnë t’i qëndrojnë Marrëveshjes së 5 Qershorit, pavarësisht përpjekjeve të pashpresa për të cënuar Kushtetutën, duke paralajmëruar se çdokush që punon kundër të ardhmes europiane të vendit do të mbajë përgjegjësi individuale dhe të drejtpërdrejtë.” - Kështu thuhet në njoftimin që Presidenca ka bërë pak minuta më parë, ku dha hollësi mbi takimit të kreut të shtetit Ilir Meta me kryetarin e Opozitës së Bashkuar, z. Lulzim Basha sot.

Në të thuhet:

Presidenti i Republikës Ilir Meta priti sot në një takim Kryetarin e Opozitës së Bashkuar, z. Lulzim Basha. Presidenti Meta vlerësoi qëndrimin e opozitës për rikthimin në institucione dhe për t’i shërbyer stabilitetit dhe të ardhmes europiane të vendit.

 

Kreu i Shtetit vlerësoi gjithashtu sjelljen e përgjegjshme të opozitës gjatë situatës së pandemisë dhe kontributin konstruktiv që u dha gjatë mbledhjeve të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për përballimin e situatës në vend.

 

Presidenti Meta theksoi veçanërisht faktin që opozita u vetëpërmbajt duke mos rënë në kurthin e prishjes së Teatrit Kombëtar, si dhe faktin që nuk vendosi si kusht qeverinë tranzitore duke bërë të mundur arritjen e Marrëveshjes së 5 Qershorit, që u përshëndet nga të gjithë partnerët strategjikë të vendit.

Kreu i Shtetit u shpreh se përveç gjuhës, flamurit dhe Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, shqiptarët janë të gjithë të bashkuar edhe përreth Kushtetutës dhe të ardhmes europiane të vendit.

Presidenti i Republikës i kërkoi Kryetarit Basha që të vazhdojnë t’i qëndrojnë Marrëveshjes së 5 Qershorit, pavarësisht përpjekjeve të pashpresa për të cënuar Kushtetutën, duke paralajmëruar se çdokush që punon kundër të ardhmes europiane të vendit do të mbajë përgjegjësi individuale dhe të drejtpërdrejtë.

Presidenti Meta bëri edhe një herë thirrje që Marrëveshja e 5 Qershorit të zbatohet me përpikmëri dhe pa vonesa, duke hapur rrugën e zbatimit të 15 kushteve për çeljen e negociatave të anëtarësimit gjatë Presidencës gjermane të Bashkimit Europian.

Kreu i Shtetit kërkoi braktisjen e menjëhershme të çdo përpjekjeje që minon këtë proces dhe që do të prapësonte për herë të parë në historinë e Shqipërisë një marrëveshje të dakordësuar me ndërmjetësimin më të lartë ndërkombëtar,”përfundon njoftimi i Presidencës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...