Berisha:Me zuzarin Edvin Droga nuk ka negociata!

E mërkurë, 15 July 2020 15:33

Nga Sali Berisha
Me zuzarin Edvin Droga nuk ka negociata!

Z.Heiko Maas, Minister i Jashtem i RF dje ne Bruksel ndau qarte dhe preras Maqedonine e Veriut nga Shqiperia.

Ai thote se per Shqiperine ka kundershtime edhe nga shtete anetare. Banditit qe shkel marreveshjen qe firmos nuk i beson njeri. Ai ne gjuhe politike quhet thjesht zuzar!

Lexoni me poshte raportimin nga Brukseli te gazetares Erisa Zyka. sb

Edhe kryediplomati gjerman kërkon ndarjen e Maqedonisë nga Shqipëria
12:42, 15/07/2020

Nga Erisa Zykaj, Bruksel
Pas kancelares gjermane Angela Merkel, është ministri federal për punët e jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas që bën dallimin e qartë midis hapjes zyrtare të negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë.
Në një seancë dëgjimore në komisionin e punëve të jashtme të Parlamentit Europian, ministri Maas ka artikuluar qartë se Gjermania synon mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut gjatë presidencës së saj të Bashkimit Europian.

Sipas tij, mesazhi që po përçojnë edhe shtete të tjera anëtare të Bashkimit Europian, është se ka ende hezitim kur vjen fjala për hapjen zyrtare të negociatave me Shqipërinë dhe kalimi në këtë etapë është më shumë i mundur me Maqedoninë e Veriut sesa me Shqipërinë.
“Në fillim të këtij viti, ne shpresuam në arritjen e një marrëveshjeje lidhur me vendimin për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ne ishim shumë të kënaqur që kjo u arrit. Ne do të donim që të zhvillonim disa konferenca anëtarësimi gjatë presidencës gjermane. Kjo është më shumë e mundur për Maqedoninë e Veriut sesa për Shqipërinë.
Ky është mesazhi që ne po marrin edhe nga shtete të tjera anëtare. Ka ende hezitim kur vjen fjala për Shqipërinë. Por, edhe nëse ne nuk do mund të avancojmë kaq shpejt me Shqipërinë, ne duhet të fillojmë negociatat dhe konferencat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut. Sigurisht që ne do të donim të bënim të njëjtën gjë për Shqipërinë. Ne nuk e dijmë se kur mund të jetë e mundur, por ky është objektivi ynë”, u shpreh Heiko Maas, ministri federal për punët e jashtme të Gjermanisë.
Seanca dëgjimore në komisionin e punëve të jashtme të Parlamentit Europian me ministrin Heiko Maas kishte pêr qëllim trajtimin e sfidave dhe zgjidhjeve për politikën e jashtme tê Bashikimit Europian në kuadrin e presidencës rrotulluese gjashtëmujore gjermane të kësaj organizate.
*ABC News

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...