“Të distancohen nga Haxhi Qamilët”- Meta rithekson qëndrimin për ndryshimet Kushtetuese. Blushi: I përqendruar në një tjetër raport zhgënjyes të…

E mërkurë, 15 July 2020 20:24

Tedi Blushi, zëdhënësi i Kreut të Shtetit, Ilir Meta ka deklaruar se i qëndron reagimit të djeshëm se ndryshimet Kushtetuese nuk mund të miratohen nga Parlamenti që ka vetëm 82 deputetë legjitim.

Një ditë më parë Meta ka kërkuar që “Të gjithë të distancohen nga aventurierët dhe Haxhi Qamilët!”

Ndërkohë ditën e sotme pas konferencës së kryeministrit Rama, Tedi Blushi ka theksuar se Meta është përqëndruar ditën e sotme në një tjetër raport zhgënjyes të  ndërkombëtarëve për vendin tonë.

Sipas tij, Presidenti do mbajë nesër konferencën javore ku do të shprehet edhe për ndryshimet Kushtetuese.

“Lidhur me interesimin tuaj për reagimet e Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta për çështjen e ndryshimeve kushtetuese dhe legjitimitetit të Kuvendit, i mbetem reagimit të djeshëm zyrtar.

Presidenti Meta aktualisht është i përqendruar me një raport tjetër zhgënjyes të ndërkombëtarëve për vendin tonë.

Por ju njoftoj se nesër mund ta pyesni Presidentin Meta për çdo çështje, në konferencën javore për mediat, që do e afrojmë një ditë, për arsye të axhendës”, thekson Blushi.

Reagimi i Presidentit nëpërmjet Zedhënesit më 14 Korrik

Lidhur me lajmet e fundit për disa ndryshime kushtetuese, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta thekson se Kuvendi aktual ka vetëm 82 deputetë legjitimë, ku përfshihen edhe tre deputetët të cilët nuk pranuan të dorëhiqeshin pas vendimit të Opozitës së Bashkuar.

182 deputetë dhe kandidatë për deputetë të partive opozitare refuzuan të ishin pjesë e Kuvendit.

Edhe pse shteruan të gjitha listat e partive opozitare prej 18 muajsh, Kuvendi ka formalisht vetëm 122 deputetë nga 140 deputetë që është detyrimi kushtetues.

Procesi i zëvendësimit ka qenë haptas antikushtetues dhe antiligjor.

Ndaj është koha t’i jepet fund çdo marrëzie, fundi i së cilës dihet qartë.

E ardhmja europiane e Shqipërisë është alternativa e vetme e të gjithë qytetarëve të këtij vendi.

Të gjithë të distancohen nga aventurierët dhe Haxhi Qamilët!

SHQIPËRIA E PARA! 🇦🇱
SHQIPËRIA SI GJITHË EUROPA! 🇦🇱🇪🇺

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...