Në Maqedoninë e Veriut janë numëruar deri tani shumica e votave dhe fitues është koalicioni “Mundemi” i udhëhequr nga LSDM-ja.
Sipas mediave maqedonase koalicioni “Mundemi” i udhëhequr nga LSDM-ja ka marrë deri tani 36.13% të votave, ndërsa VMRO-DPMNE ka marrë 34.65%.
Nga partitë shqiptare BDI e Ali Ahmetit ka siguruar deri tani 11.57% dhe koalicioni ASH- Alternativa ka siguruar 8.79% të votave. Partia e Majta ka marrë 3,96%, PDSH 1.48% dhe Integra 1.33%.
Pas zgjedhjeve reagoi edhe presidenti Ilir Meta.
"Shumë urime Maqedonisë së Veriut për zgjedhjet e lira, demokratike dhe konkurruese!
Shumë urime partive shqiptare për përfaqësimin e lartë në Parlamentin e ri.
Të bashkojmë përpjekjet për të ecur së bashku për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian," shkruan Meta.