Kryeministri Rama foli në parlamentin karagjoz, ku opozita duartrokiste shefin e Rilindjes
Kryeministri Rama foli sot në parlament se i jap të drejtë Murrizit, Hajdarit, Gjuzit dhe të tjerëve për kërkesat e tyre, ndaj do ti mbështes si PS.
Kryeministri ishte në ekstazë, fliste çakërqejf, shpotiste dhe tallej me deputetët e opozitës parlamentare.
Loja e Ramës se gjoja po voton dhe Marrëveshjen e 5 qershorit, del zbuluar sepse ai po luan duke hequr koalicionet parazgjedhore, pasi koalicioni e frikëson. Edi Rama tha se do ti hapim listat, pasi kështu duhet, ndonëse kjo sjell shuarjen e koalicionëve. Më tej kryeministri insistoi se edhe nëse ka ndonjë gjerman kundër, prapë ai gaboi se ne jemi parlament sovran. Shigjeta e kryeministri ishte kundër numrit dy të grupit parlamentar të kancelares Merkel.
Më tej Rama vazhdoi duke u tallur me deputetët e opozitës dhe ata si, idiotë, e duartrokisnin kryeministrin.