5 qershori/Topi ka mbetur në fushën e Yuri Kim

E Enjte, 16 July 2020 14:23

 

Yuri Kimit i ka mbetur topi në fushën e saj. Nëse në 3 qershor, kur për ambasadoren amerikane faji ishte i Lulzim Bashës për mos dakordësinë për një marrëveshje të mirë që ishte gati, ajo nuk nguroi të tregonte me gisht përgjegjësin. Ajo përdori një metaforë futbollistike për të theksuar përgjegjësinë. Ndërsa tani, një muaj e ca më pas, kur situata është futur sërish në ngërç, ambasadorja amerikane e ka vështirë të flasë.

Prononcimi i saj i fundit, është ai i një jave më parë kur gjatë një interviste në Top Story, deklaroi: “5 qershori duhet të kalojë siç është. Nuk mund të hapet përsëri. Nuk mund ta bësh sepse do të ishte shkelje e besimit të vënë”.

Por që atëhere, kryeministri Rama ka vendosur të shkojë drejt hapjes gjysmake të listave, zhbërjes së koalicioneve dhe pavarësisht këtyre thotë se nuk i ka cënuar asnjë fije floku marrëveshjes së 5 qershorit dhe se do ta votojë atë të plotë.

 

Nga ana tjetër, PD dhe Lulzim Basha kanë dhënë fakte me pika dhe me nene konkrete se ku kryeministri e ka prishur marrëveshjen dhe ka kërcënuar me tërheqjen prej saj.

Në këtë kushte edhe Bashkimi Europian, edhe vendi më i rëndësishëm i tij, Gjermania, nuk kanë ngurruar të tregojnë me gisht se cili është përmbysësi i tryezës. Madje ato i kanë kujtuar Ramës se ky veprim unilateral, mund të pezullojë përparimin e Shqipërisë në rrugën e negociatave.

Pikërishtë në këtë situatë, Yuri Kim po sillet si memece. Deklarata e saj e fundit është se “5 qershori nuk duhet prekur”, ndërkohë që palët janë në pozicione diametralisht të kundërta: PS thotë se nuk po e prek, PD thotë se i ka vënë flakën.

Dhe topi është kthyer sërish në fushën e ambasadores.

Për një gjë që ajo vuri vijën e kuqe, se nuk duhet shkatërruar, tani i takon të thotë nëse kjo gjë ka ndodhur apo jo.

Natyrisht askush nuk ka të drejtë t’i kërkojë llogari, përfaqësueses së një shteti të huaj se kur do të flasë ose jo. Ndonëse ajo ishte garantja që i mblodhi palët në selinë e saj, përsëri askush nuk mund të pretendojë që ajo mos mbështesë krahun që do. Në këtë pikë nuk ka asnjë vlerë t’i kujtohen fjalët që tha pas nënshkrimit të dakordësisë dhe urimet që u shprehën nga Sekretari i Shtetit, Pompeo.

Problemi këtu është tek ata që ambasadoren amerikane e shohin si arbitër. Për ta krijon ngërç fakti se kur i duket sikur faji është te Basha, Yuri Kim nuk ngurron ta thotë, ndërsa kur europiannët tregojnë se ai është i Ramës, ajo thjesht hesht, duke rrënuar kështu imazhin në sytë e atyre që e konsiderojnë të paanshme./Lapsi.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...