Rama kundër SHBA dhe BE, si dikur Enver Hoxha!

Premte, 17 July 2020 09:48

 

-Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompei, Parlamenti gjerman, Parlamenti Europian, Britania e Madhe, PPE dhe socialistët europianë po i bëjnë thirrje kryeministrit shqiptar se duhet votuar vetëm Marrëveshja e firmosur mes PS-PD-LSI dhe asgjë tjetër. Por shefi i qeverisë po synon ta ndryshojë Kushtetutën për të hequr koalicionin e madh opozitar të opozitës dhe nuk ka hallin e listave të hapura.

Edi Rama ka vendosur, me kokëfortësi dhe për interesa personale pushteti, që ti dalë kundër Bashkimit Europian dhe SHBA. Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompei ka deklaruar se Marrëveshja e 5 qershorit duhet votuar dhe pa bërë arnime, të cilat e rrëzojnë si Pakt mes palëve politike, nëse shtohen këto që po bën Rama.

 

Kryeministri dje kërcënoi gjermanët dhe Bashkimin Europian duke thënë se jemi parlament Sovran dhe vendosim vetë se çfarë bëjmë me Kushtetutën tonë, duke thënë hapur se do ta ndryshojë kushtetutën pa pyetur njeri. I mjaftojnë vetëm deputetët e opozitës parlamentare. Kur kryeministri fliste në parlament nga Brukseli erdhi deklarata zyrtare. Parlamenti Europian doli me deklaratë shtypi se nuk duhen bërë ndryshime të tjera përjashtuar ato që janë firmosur në marrëveshjen e 5 qershorit. Por Edi Rama, si dikur Enver Hoxha, i tregoi Europës kufirin të thana duke iu thënë se Marrëveshjen po e votoj, por do të bëjë edhe ca ndryshime në Kushtetutë, të cilat rrëzojnë praktikisht atë që ka firmosur. Marrëveshja është kusht i Bashkimit Europian për të vazhduar negociatat, bile kushti numër një. Por kryeministri e rrëzoi kushtin e parë, ndonëse ka vënë firmën aty. Mazhoranca donte t’i merrte edhe komisionet e votimit, numërimit, KQZ dhe rezultatin ta shpallte vetë. Pra kot sa votonin njerëzit sepse donte që të mos kishin përfaqësues PD dhe LSI, por gjoja të ishin të pavarur si mësues dhe administratë shtetërore, pra Rilindja. E cilët mësuesë apo punonjës të qeverisë ua mban të jap rezultatin që nuk do kryeministri! Ndaj do ti numëronin siç do Taulant Balla, duke e nxjerrë pa filluar votimi, fituese Rilindjen.

Ndërhyrja e SHBA, BE dhe Britanisë së Madhe solli Marrëveshjen e 5 qershorit, të cilën tashmë Edi Rama thotë se nuk duhej firmosur, por për ti bërë qejfin Lulit e firmosa. Kjo është një lojë e ndyrë e qeverisë, e cila pasi ka rrëmbyer çdo pushtet, synon të rrijë me zor edhe katër vite të tjera. Rilindja e Ramës e do me çdo kusht pushtetin për herë të tretë, sepse ka akoma PPP, koncensione, leje ndërtimi, fshatra turistikë pa dhënë, ndaj po ndryshon Kushtetutën në mënyrë që të gjejë mënyra vjedhje dhe shkatërrim të koalicionëve parazgjedhore.

Frika e humbjes së pushtetit nga votat e qytetarëve ka sjellë gjithë këtë vrull të Edi Ramës duke kundërshtuar gjithë botën demokratike. Ai po fut duart në Kushtetutë, kur nuk lejohet vitin e fundit para zgjedhjeve të prekësh Kushtetutën. Ai po heq koalicionet se e di se humbet thellë. Ai po luan me deputetët e opozitës duke i përdorur si gjoja opozitë. Ai e ka ndarë mendjen për kaos. Dhe do ta sjellë!

Modifikuar më Premte, 17 July 2020 09:56
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...