PAA:Shqipëria e vetmja në rajon me rënie ekonomike. Në kohë krize maxhorancat përkushtohen për paqe sociale e politike, Rama për kriza

Premte, 17 July 2020 11:41

 

PAA ka reaguar përmes një deklarate shpërndarë mediave lidhur me situatën ekonomike në vend. Në deklaratë PAA shpreh shqetësimin në rritje të impakteve negative që po krijon dhe mund të rrisë kriza aktuale politike, e mbivendosur me krizën e pandemisë, pa papunësisë dhe varfërisë.

Deklarata e plotë:

PAA shpreh shqetësimin në rritje të impakteve negative që po krijon dhe mund të rrisë kriza aktuale politike, e mbivendosur me krizën e pandemisë, pa papunësisë dhe varfërisë.

Sipas raportit të Komisionit Europian për ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, (https://www.monitor.al/raporti-i-komisionit-europian-shqiperia-e-vetmja-ne-rajon-me-renie-ne-tremujorin-e-pare-ka-hyre-ne-recesion-te-thelle/) – Shqipëria në tremujorin e parë 2020, ka hyrë në recesion të thellë. Ndërsa Maqedonia e Veriut kishte një rritje minimale prej 0.2%, Kosova me 1.3%, Mali i Zi me 2.7%, Bosnja me 2%. Serbia me 5%.

Ky recesion materializohet në: (i) Rënien e investimeve publike me 16% në 2020 dhe 12% në 2019; (ii) Rënien e eksporteve me 2.1% në 2020 dhe (iii) Ndrydhjen e konsumit privat. BE parashikon se borxhi publik do të arrijë në 80% të PBB-së në fund të 2020-s, nga 75% që ishte parashikimi në muajin prill.

Në rrënjët e këtij recesioni gjendet modeli keq-qeverisës i Ramës në ekonomi dhe përkeqësimi i ambientit social dhe politik si lider i maxhorancës.

Ndrydhja e konsumit dhe investimit privat vjen pikërisht nga këto dështime. Pa përmirësuar pritshmëritë e konsumatorëve dhe investitorëve privatë për të ardhmen e vendit, çdo paketë financiare dështon. Përmirësimi i pritshmërive fillon me zbutjen dhe eliminimin e krizave sociale dhe politike, me dhënien e zgjidhjeve kushtetuese për sfidat e vendit dhe me eliminimin e vonesave në procesin e integrimit europian.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...