Maxhoranca u tërhoq nga shkarkimi i Metës,Maliqi:S’ja u mban nga Presidenti, Mao i Surrelit i ka mbushur poturet

Saturday, 18 July 2020 10:37

Një ditë pasi maxhoranca u tërhoq nga shkarkimi i presidentit Ilir Meta, vjen një reagim nga deputeti i opozitës Lefter Maliqi.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Maliqi theksoi se mbaroi shfaqja e teatrit të Komisionit Hetimor që sipas tij u ngrit me regji të kryeministrit Edi Rama dhe numrit dy të PS-së, Taulant Balla.

Sipas tij, komisioni i dha të drejtë Metës, ndërsa shtoi se Rama tashmë është i frikësuar nga humbja.

REAGIMI I MALIQIT
Mos paguani me taksat e shqiptarëve anëtaret e estradës të komisionit Meta. Shfaqja mbaroj 3 – 0 fitoj Presidenti, Kushtetuta, Venecia.. Komision farsë, i dështuar që kur u ngrit me regji të Maos dhe realizim të Taos.Një vit mbledhje show, por lekët deputetët i kanë marrë ose do i marrin.Mos i paguani se janë taksat e shqiptarëve, le t’i paguaj Mao e Tao nga lekët e tyre të korrupsionit. Komisioni i dha te drejtë sovranit të unitetit kombëtar dhe mbrojtësit të Kushtetutës z.Meta pasi kjo garanci erdhi nga Venecia💪.Ky vendim tregon se s’ja u mban nga Presidenti dhe si duket Mao i Surrelit i ka mbushur poturret…Mao i ka mbërthyer poturret edhe poshtë tek këmbët edhe tek brezi prandaj është mbushur tumllas dhe po e qelb dynjanë… dhe mburret duke pyetur Taon..se çfarë ere ka gjaku…e di besoj barcaletën. Ike plaku Merre dhe pak muaj je në fron, të presin ëndrrat e makthet e ligësisë, pabesisë, krimit, korrupsionit. Lutu për shpëtim për mëkatet por mallkimi i mijëra njerzve që u ke bërë keq është sa një mal që të zë frymën👎.Aktro, mashtro, djallëzo madje dhe vallëzo dyshe Rilindase dhe pak kohë, se një zë vëngon nga lumi,
më buçet, më zgjon nga gjumi,
se mileti po gatitet,
se tirani lebetitet,
se pëlcet, kërcet furtuna,
fryhet vjosa, derdhet buna,
skuqet semani dhe drini,
dridhet beu dhe zengjini,
se pas vdekjes ndriti jeta
dhe kudo gjëmon trumbeta.
ngrehuni dhe bjeruni,
korini dhe shtypini,
katundar’ e punëtorë,
që nga shkodra gjer në vlorë!

 

ky ilaç e ky kushtrim
më bën djal’ e më bën trim,
më jep forc’ e më jep shpresë,
anës elbë-s, anës spree-së.
se pas dimrit vjen pranverë,
që do peembysim kete here,por ti do mbetesh i mjerë…

Modifikuar më Saturday, 18 July 2020 10:39

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...