Taksisti tentoi vetëvrasjen para kryeministrisë/Bozdo:Shkak mjerimi dhe dhuna shtetërore e Ramës

Saturday, 18 July 2020 17:40

 

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Eno Bozdo, duke komentuar ngjarjen e rëndë të ndodhur në mesditë para parlamentit ku një taksist tentoi vetëvrasjen duke u djegur me benzinë, shkruan ndër të tjera se e gjithë kjo ndodh për shkak të mjerimit dhe dhunës shtetërore.
‘Mjerimi ekstrem dhe dhuna shtetërore që është e rëndë për të këputurit dhe inekzistente për të fortët dhe banditët, e shtyu taksistin drejt vetëvrasjes.
26% e shqiptarëve deklarohet se nuk ka të ardhura mjaftueshëm për të paguar energiinë, ujin dhe ushqimet bazë

Më shumë se 10 vetë kanë vrarë veten sepse skanë patur mundësi të paguajnë faturat e energjisë

Mbi 300 mijë kanë braktisur vendin si rezultat i shkatërrimit ekonomik dhe shoqëror që solli Edi Rama.

Mbi 70% e të rinjve duan të largohen se vendi i tyre nuk ofron asgjë.

Këtu sot lulëzon vetëm kanabisi dhe korrupsioni. Dhe idetë e çmendura të Edi Ramës që kërkon më çdo çmim të ruajë karrigen!’

Login to post comments