Çdo sondazh e nxjerr humbës Edi Ramën, edhe sondazhet e tij!

Saturday, 18 July 2020 20:22

Burime shumë të informuara nga takimi sot në Zvërnec të Vlorës tregojnë se kryeministri Rama pasi u ka bërtitur dhe gërthitur kryetarëve të PS në rrethe dhe të deleguarve të selisë rozë (tashmë vishnje si Rilindje) ka mbledhur stafin disi më të ngushtë duke iu thënë se jemi shumë shumë keq në sondazhe.

Më tej ai ka porositur njerëzit e besuar se duhet të jemi të kujdesshëm se mos futemi në një moment të vështirë si PS nëse Presidenti Meta vendos të shpërndajë parlamentin si jo legjitim.
I njëjti burim nga takimi tregon se Rama i shqetsuar ka thënë se dalim humbës edhe në rrethe si Tirana, Durrësi, Vlora, Korça, bile rrezikojmë edhe në Fier, ka theksuar kryeministri.

Sonte Edi Rama do jetë në një darkë me disa oligarkë për të folur se si mund të ndryshojnë situatën katastrofike ku ka ra PS-ja.

Login to post comments