Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar me një shenim në faqen e tij në facebook pas publikimit të shifrave të pagave që marrin sot shqiptarët.
“Në vitin 2013 paga mesatare në Shqipëri ishte më e lartë se sa në Rumani, Bullgari, Bosnjë Herzegovinë, Serbi, Maqedoni, Mal i Zi dhe Kosovë. Kurse sot pas shtatë vitesh të Edvin Hajdutit në pushtet, i cili bllokoi rritjen dhe ngriu pagat, Shqipëria është vendi me pagë mesatare 30% më të ulët se të gjitha vendet e rajonit”, shkruan Berisha në shenimin e tij.
Sipas ish Kryeministrit, “Bllokimi i rritjes së pagave dhe si pasojë varfërimi progresiv i shqiptarëve është shkaku kryesor i largimit të tyre masiv nga vendi dhe mekanizmi kryesor i spastrimit etnik të Shqipërise në përputhje me platformën e Vaso Çubrilloviçit qe zbaton antishqiptari Edvin Kristaq Zografi”.
Ja postimi i plotë:
Ulja dritheruese me 30% e pagave ne 7 vite nga Edvin Hajduti!
Miq, në vitet 2005-2013 me politikën e rritjes nga 120-150% të pagave në arsim dhe shendetësi, dyfishimin e pagës minimale dhe pensioneve minimale, rritjen me 60-70% të pagave të sektorëve të tjerë dhe pensioneve, Shqiperia arriti të ketë pagën mesatare më të lartë në rajon.
Kështu, në vitin 2013 paga mesatare në Shqipëri ishte më e lartë se sa në Rumani, Bullgari, Bosnjë Herzegovinë, Serbi, Maqedoni, Mal i Zi dhe Kosovë. Kurse sot pas shtatë vitesh të Edvin Hajdutit në pushtet, i cili bllokoi rritjen dhe ngriu pagat, Shqipëria është vendi me pagë mesatare 30% më të ulët se të gjitha vendet e rajonit.
Nga ana tjetër Shqipëria është vendi me çmimet dhe koston e jetesës më të lartë në rajon. Kosova ka pagën mesatare 30% më të lartë se Shqipëria por ka çmimet më të ulta dhe koston e jetesës më të lirë në rajon.
Bllokimi i rritjes së pagave dhe si pasojë varfërimi progresiv i shqiptarëve është shkaku kryesor i largimit të tyre masiv nga vendi dhe mekanizmi kryesor i spastrimit etnik të Shqipërise në përputhje me platformën e Vaso Çubrilloviçit qe zbaton antishqiptari Edvin Kristaq Zografi.
Këtu keni një studim serioz të revistës Monitor mbi pagat në rajon. Sb
Monitor - Shqipëria, me pagat të paktën 30% më të ulëta në rajon në të gjithë sektorët, ja llogaritjet
https://www.monitor.al/shqiperia-me-pagat-te-pakten-30-me-…/