Ambasadorja e SHBA mesazh fortë Ramës:Nuk mbështesim këtë pengmarrje

Diel, 19 July 2020 18:29

 

Pak ditë më parë ambasadorja e SHBA në Tiranë gjatë një interviste televizive lëshoi mesazhe të forta dhe sinjale të qarta se çfarë pret nga Edi Rama.

Yuri Kim deklaroi se pret që marrëveshja e 5 qershorit të miratohet siç është, ndërsa theksoi se rotacioni politik, është i nevojshëm për demokracinë siç është ‘gjaku për trupin’.
Por gjatë intervistës së saj për Sokol Ballën, ambasadorja Kim e vuri theksin edhe në një gjë tjetër e cila duket se nuk ka marrë rëndësinë e duhur.
‘Ajo që nuk duam është një situatë pengmarrjeje, kur diçka që është ekstra mban peng diçka që është e nevojshme.

Nuk mund të jetë dhe nuk mund ta mbështes këtë. Marrëveshja e 5 qershorit është mbyllur dhe nuk mund ta hapim përsëri’, - tha ambasadorja e SHBA, Yuri Kim.

E pikërisht kjo pjesë duket se ka rëndësi të madhe në mesazhin e saj, pasi flet për një pengmarrje të situatës dhe institucioneve nga Edi Rama.

E Yuri Kim shprehet se nuk e mbështet këtë situatë pengmarrjeje nga Edi Rama, që i ka bërë marrëveshjes së 5 qershorit, duke kërkuar që të përdorë atë për të plotësuar ‘orekset’ e tij elektorale, e duke dashur të ndryshojë kushtetutën, me një opozitë të sajuar në kuvend.

Mesazhi i ambasadores së SHBA shkon edhe për pengmarrje që i është bërë drejtësisë nga Rama dhe njerëzit e tij, gjykatës kushtetuese dhe asaj të lartë dhe të gjithë vendit në tërësi.

Login to post comments

Më të klikuarat

Error: No articles to display

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...