Gjatë 24 orëve të fundit ministria e Shëndetësisë njoftoi 82 raste të reja me koronavirus. Vihet re se numri i testimeve (381) është më i vogël krahasuar me ditët e tjera, megjithatë sërish numri i rasteve pozitivë është i lartë.
Fatkeqësisht një 69-vjeçare nga Shkodra e humbi betejën me Covid-19, pasi ishte në gjendje të rëndë te Infektivi.
Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se vijon të ketë shtrime të reja në të dy spitalet dhe situata paraqitet serioze.
Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ po trajtohen 123 pacientë, 17 në terapi intensive dhe 1 pacient është i intubuar.
Numri i personave që kërkojnë ndihmë mjekësore në spital është rritur me 13 gjatë 24 orëve të fundit