Sot në orën 11:00 mblidhet Këshilli Politik për të diskutuar ndryshimet kushtetuese të propozuara nga opozita në Kuvend dhe të mbështetura nga kryeministri Edi Rama.
Hapja e listave dhe heqja e koalicioneve parazgjedhore do të jenë ato se çfarë do diskutohen.
Përveç Damian Gjiknurit, në tryezë do të jetë edhe i “madhi” i mazhorancës Edi Rama. Ndërsa kreu i PD Lulzim Basha do jetë në Kosovë dhe në vend të tij mësohet se do të jetë sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, ndërsa nga opozita parlamentare vjen kreu i grupit Demokrat Myslim Murrizi.
Rama ftoi dhe presidentin Ilir Meta t’i bashkohej tryezës por presidenti nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen.
Përveç presidentit, kryeministri i drejtoi ftesë dhe kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi, e cila ka qenë disi e tërhequr nga zhvillimet e zgjedhores.