Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është shprehur mjaft i prerë sa i takon qëndrimit të tij në lidhje me dialogun me Serbinë, që kjo e fundit të pranojë pavarësinë.
Në një deklaratë të përbashkët me liderin e PD-së Lulzim Basha në Prishtinë, Hoti pohoi se pozicioni i Kosovës tashmë është i qartë, ndërsa qëndrimi i është bërë i ditur dhe ndërkomëbëtarëve.
“Për dialogun, është vendosur pozicioni i Kosovës në këtë proces. Kemi gjetur mbështetjen me ndërkombëtarët. Nisëm me konferencën e Parisit, më pas me Brukselin. Qëllimi final i dialogut, është njohja e Kosovës. Çdo zgjidhje që ne bëjmë për finalizim i marrëdhënieve, duhet të jetë derivat i njohjes. Dialogu është vetëm politik, për njohje reciproke të marrëdhënie. Të enjten është dhe një takim tjetër në Bruksel, ku do të draftohet marrëveshja finale për dialog. Çdo komen tjetër, ose nuk janë të informuar, ose i shtrembërojnë siç duan. Sot kam çuar ftesat për forumin. Dialog teknik nuk ka. Ka vetëm dialog politik për njohje reciproke.”, tha Hoti.