Pas më shumë se 2 orëve debate të nxehta është ndërprerë përkohësisht, mbledhja e sotme e Këshillit Politik. Mësohet se kryeministri Rama ka qenë ai që ka kërkuar një pushim, por nuk dihet nëse do të rikthehet personalisht më vonë.
Në këtë seancë të parë, burimet brenda takimit thanë se ka pasur debate të forta mes përfaqësuesve të opozitë reale me vetë kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, i cili ka kërkuar një ‘modifikim’ të marrëveshjes së 5 qershorit në funksion të ‘listave ‘ të cilat prishin edhe realisht koalicionet parazgjedhore.
Pavarësisht nga këmbëngulja dhe nga ‘kërcënimet’ e Ramës, se nëse nuk bien dakord mazhoranca do të ecë përpara me ndryshimet kushtetuese të kaluara tashmë në Komisionin e Ligjeve, opozita është treguar kategorike për ti qëndrua marrëveshjes së 5 qershorit në çdo pikë dhe fjalë.
Takimi ka nisur që prej orës 11:00 po zhvillohej mbledhja e Këshillit Politik, ku pjesëmarrës janë përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare Oerd Bylykbashi, Gazmet Bardhi dhe Petrit Vasili. Ata të opozitës parlamentare që përfaqësohen nga Rudina Hajdari dhe Myslim Murrizi. Si dhe përfaqësuesit e mazhorancës me kryeministri, Edi Rama dhe Damian Gjiknurin.