Basha takon Thaçin:Luftën e UÇK-së s’mund ta përbaltë askush, Presidenti do të dalë faqebardhë në këtë betejë

Hënë, 20 July 2020 15:21

 

Gjatë vizitës së tij në Kosovë, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim dhe me Presidentin e vendit, Hashim Thaçi.

Basha shkruan në ‘Facebook’ se ka diskutuar me Thaçin mbi hapat që po hidhen në drejtim të dialogut midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, që kanë qëllim dhe objektiv final, njohjen reciproke.

Për sa i përket aktakuzës ndaj Presidentit Thaçi, Basha thekson se “shpreha bindjen time se luftën e UÇK-së nuk mund ta përbaltë askush. Ajo është një luftë e drejtë, për të cilën kanë sakrifikuar jetën ndër shekuj bijtë dhe bijat e Kosovës”.
Mesazhi i Bashës:
Pata kënaqësinë të bisedoja dhe shkëmbeja mendime me Presidentin Hashim Thaçi.

Diskutuam për hapat që po hidhen në drejtim të dialogut midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, që kanë qëllim dhe objektiv final, njohjen reciproke.

Bashkërendimi i ngushtë midis SHBA dhe BE, ka qenë dhe mbetet një parakusht për suksesin e çdo iniciative në raport me stabilizimin përfundimtar dhe perspektivën europiane dhe euroatlantike të rajonit.

Për sa i përket aktakuzës ndaj Presidentit Thaçi, shpreha bindjen time se luftën e UÇK-së nuk mund ta përbaltë askush. Ajo është një luftë e drejtë, për të cilën kanë sakrifikuar jetën ndër shekuj bijtë dhe bijat e Kosovës.

 

Drejtësia duhet të bëjë natyrisht punën e saj, por ndryshe nga agresori, asnjë nga komandantët apo ushtarët e UÇK-së nuk i kanë ikur asaj, por janë përballur me nder dhe dinjitet. Vlerësova me këtë rast dhe qasjen e Presidentit Thaçi, i cili për katër ditë me radhë, iu përgjigj pyetjeve të prokurorëve, dhe besoj se do të dalë faqebardhë në këtë betejë. Shqiptarët s’kanë qenë kurrë agresorë, por viktima të dhunës dhe spastrimit etnik. Sigurisht që nuk është e drejtë që më shumë është hetuar e gjykuar viktima se agresori, por kam besim të plotë se drejtësia do të triumfojë sërish.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...