Marrëveshje e fshehtë Shqipëri Turqi për dorëzimin e gylenistëve

Hënë, 20 July 2020 15:35

 

Një raport i zyrës së Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut në OKB, hedh dyshimet se Shqipëria është pjesë e një marrëveshjeje sekrete me Turqinë, për dorëzimin kundër procedurave ndërkombëtare të atyre që Erdogani i ka shpallur si gylenistë.

Raporti i cili mban datën 5 maj 2020 ngre shqetësimin për atë që mund të cilësohet një praktikë e vazhdueshme e ekstradimeve, apo dëbimeve të detyrueshme të shtetasve turq nga vende të ndryshme, drejt Turqisë.

Në raport thuhet se: “Deri më sot, të paktën 100 individë të dyshuar si të përfshirë në lidhje me lëvizjen Hizmet/Gulen kanë qenë subjekt i arrestimeve arbitare, largimeve të detyruara dhe torturave, si pjesë e veprimeve të fshehta të organizuara apo asistuara nga qeveria turke në koordinim me autoritetet në Afghanistan, Shqipëri, Azerbajxhaan, Kamboxhia, Gabon, Kosovë, Kazakistan, Liban dhe Pakistan, mes të tjerësh”.

Më tej raporti vë në dukje se mes disa vendeve ka një marrëveshje për bashkëpunim sigurie.

“Që nga grushti i dështuar i shtetit në vitin 2016, Turqia ka targetuar anëtarët e dyshuar të lëvizjes Hizmet/Gulen të klasifikuar nga qeveria turke si Organizatë terroriste Guleniste, (Fethullahçı Terör Örgütü, FETÖ). Në këtë kontekst qeveria ka firmosur marrëveshje bilaterale të sigurisë me disa shtete, me përmbajtjen e referencave të gjera dhe të paqarta për luftimin e terrorizimit dhe krimit jashtë vendit. Burime thonë se marrëveshjet janë hartuar në mënyrë të dykuptimtë për të lejuar përjashtimin apo largimin e kujtdo që konsiderohej rrezik për sigurinë e vendeve pjesë të marrëveshjes. Duket se ka një lidhje të qartë në kohën e ndërmarrjes së veprimeve, pasi pjesa më e madhe e tyre edhe pse jo të gjitha, janë kryer brenda dy vitesh nga koha e hyrjes në fuqi të marrëveshjes. Për shembull akuza janë bërë se Turqia ka nënshkruar marrëveshje të fshehta me disa vende si Azerbajxhani, Shqipëria, Kamboxhia dhe Gabon, ku është raportuar se janë kryer disa veprime”, theksohet në raport.

Raporti sjell në vëmendje gjithashtu faktin se: Në 26 Korrik 2019, gjatë një vizite zyrtare në Shqipëri, Ministri i Brendshëm turk përsëriti kërkesën për mbylljen e shkollave të administruara nga mbështetësit e Gulenit dhe kthimin e stafit të tyre në Turqi. Kjo vizitë u parapri nga një notë verbale e 28 Majit 2019, që përmbante emrat dhe numrat e pasaportave për 82 shtetas turq me banim në Shqipëri, dokumentat e të cilëve ishin anuluar në mënyrë arbitrare, me qëllim lehtësimin e arrestimit të tyre dhe deportimin e mundshëm.

Gjithashtu në raport paraqitet rasti i Harun Çelik, i cili u transferua Stamboll nga Shqipëria, në Janar të vitit 2020 edhe pse thuhej se kishte kërkuar azil.

“Në Korrik të vitit 2019, Harun Çelik u kap në aeroportin e Tiranës me një vizë të falsifikuar kanadeze. Duke ju referuar ligjit për të huajt, gjykata e dënoi atë me 8 vite burg. Dyshohet se autoritetet turke kërkuan deportimin e tij të menjëhershëm, pas të cilit një urdhër dëbimi u lëshua nga Ministria e Brendshme më 1 Janar 2020. Në vend që të lëshohej, Harun Çelik u zhduk dhe nuk dihet se ku u mbajt për disa orë. Ai u çua në Departamentin për Kufirin Rajonal dhe Migrimin ku nuk mund ta apelonte dëbimin. Ndërsa u mor me një makinë të paidentifikuar, disa dëshmitarë rastësorë konfirmuan se ai kishte kërkuar me zë të lartë të drejtën për azil. Pak kohë më pas, avokati i tij mësoi se ai ishte transferuar me një avion të “Air Albania” drejt Stambollit”, thuhet në raport.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...