Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ishte sot para SPAK për të kërkuar vendosjen e sekuestros preventive për truallin e Teatrit Kombetar. I pranishëm ishte edhe aktori Edmond Budina i cili iu drejtua personalisht ambasadorit të Bashkimit Europian, Luixhi Sereca se nuk ka besim tek ai, për sa kohë nuk ka reaguar për këtë çështje.
Kam një thirrje personale : Personalisht nuk besoj tek Soreca, por besoj tek zoti Soreca, sepse ai në të gjithë këtë kohë nuk është shprehur fare për çështjen e Teatrit Kombëtar, ndërkohë që deputetët e PE-së kanë reaguar. Reagimi I zotit Soreca ka qenë tepër i vakët për të mos thënë bashkëpunues me qeverinë”
Dua të sensibilizoj dhe zotin Soreca t’i them që unë nuk besoj te ty, por respektoj institucionin që përfaqëson prandaj jam këtu. Reforma në drejtësi duhet të shkojë përpara dhe që peshqit e mëdhenj i kanë përpara syve. Çështja e teatrit është një çështje evidente korupsioni dhe peshqit e mëdhenj janë në atë rrjetë, le të hapin rrjetën dhe pëshqit i kanë brenda.“