Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim ka takuar ditën e sotme për 2 orë Edi Ramën.
Në një mesazh të shpërndarë për mediat, thuhet se takimi është zhvilluar për të diskutuar në lidhje me marrëveshjen e 5 qershorit dhe për zhvillimet politike në vend.
‘Ambasadorja Kim u takua me kryeministrin për 2 orë për të diskutuar një gamë të gjerë çështjesh përfshi pritshmeritë e qarta dhe të mirënjohura të SHBA në lidhje me marrëveshjen e 5 qershorit të Këshillit Politik’, - thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediat.