‘Pakt-vrasësi’/ Bylykbashi: Rama bën marrëveshje për të rrëzuar marrëveshje

Tuesday, 21 July 2020 22:44

Bashkëkryetari i Këshillit Politik, Oerd Bylykbashi ka reaguar pas marrëveshjes së Edi Ramës me atë që ai e ka quajtur si opozitë parlamentare, për të votuar ndryshimet kushtetuese, që do të thotë ndalim i koalicioneve parazgjedhore.

Me një shënim në Facebook, Bylykbashki thotë se Rama është i vetmi politikan që bën marrëveshje, për të rrëzuar një marrëveshje.

 
 

Sipas Bylykbashit, 5 qershori tani është thjeshtë një datë në kalendar dhe asgjë tjetër.

 
 
 

Reagimi i plotë i Oerd Bylykbashit:

 
 

Pakt-vrasësi

Vetëm Edi Rama është i aftë që të bërë një marrëveshje për të prishur një marrëveshje tjetër.

E deklaroi pas 5 qershorit se do ta griste marrëveshjen dhe këtë e bëri fakt sot më 21 korrik me atë karagjozatën që e shiti për marrëveshje.

Sot 5 qershori 2020 është thjesht një datë në kalendar pa asnjë rëndësi.

Mos harroni! 21 korriku është katër vjetori i marrëveshjes për Kushtetutën qe u shkel nga Edi Rama menjëherë pas miratimit të saj. Nuk e kapërcen dot veten dhe ta respektojë shprehjen antike romake ‘Pacta sunt servanda' (Paktet zbatohen)

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...