Edi Rama me Myslim Murrizin kanë vendosur të mbledhin sot të përgjysmuar Këshillin Politik.
Ashtu siç edhe pritej, Rama ka mbërritur në tryezë së bashku me Damian Gjiknurin, Myslim Murrizin dhe Rudina Hajdarin.
Por në këtë takim të sotëm të Këshillit Politik mungon gjysma e përfaqësuesve të tij, opozita e Bashkuar.
Rama me anë të Damian Gjiknurit ka thirrur mbledhjen e sotmë të këtij Këshilli, për të diskutuar ndryshimet kushtetuese që çojnë në ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.
Ky fakt është kundërshtuar nga opozita e Bashkuar.
Dy përfaqësuesit e saj, Oerd Bylykbashki dhe Petrit Vasili kanë shkëmbyer emaile me Gjiknurin ku propozojnë mbledhjen e Këshillit Politik, të enjten ose të premten.
Në këto takime, opozita e bashkuar ka kërkuar që të diskutohet për vjedhjen/blerjen e votave dhe ndërhyrjet e administratës publike, që kanë ndodhur në zgjedhjet e kaluara.
Të pranishëm në këtë mbledhje janë edhe përfaqësues nga ambasada e SHBA dhe OSBE, si vëzhgues të procesit.