Zëri i Amerikës: Qeveria i hap rrugë pastrimit të parave

E mërkurë, 22 July 2020 18:39

Në Tiranë nisma e qeverisë për aministi fiskale dhe penale ka nxitur një valë të gjerë reagimesh në radhët e politikës, ekspertëve dhe institicioneve financiare ndërkombëtare.

Shumica qeverisë e justifikon nismën me ndihmën ndaj biznesit dhe individëve përmes amnistimit të kapitaleve të përfituara nga fshehja e të ardhurave, ndërsa përfaqësues të opozitës dhe ekspertë të ekonomisë janë kritikë dhe thonë se kjo aministi i lë shteg pastrimit të parave të siguruara nga aktivitete kriminale.

 
 
 

Synimi i qeverisë për aministinë fiskale dhe penale mbetet i paqartë thonë kundërshtrët e draftit dhe se nisma nuk po shoqërohet me masa të shtuara në luftën kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave. Gazetarja Mimoza Picari përgatiti materialin për "Zërin e Amerikës".

 
 
 

Në Shqipëri qeveria ka miratuar së fundi një draft ligjor që parashikon aministi fiskale dhe penale, në një hark kohor një vjeçar, që nëse miratohet nga parlamenti, do të jetë e para e këtij lloji në Shqipëri. Disa shoqata biznesi e kanë përshëndetur draftin ndërsa opozita është mjaft kritike. Anëtarja e kryesisë së PD Jorida Tabaku i tha Zërit të Amerikës se kjo aministi i hap rrugë pastrimit të parave të krimit dhe drogës, në një kohë kur Shqipëria është vendosur në listën gri të pastrimit të parave të “Manival”, stukturë e Këshillit të Europës për të monitoruar pastrimin e parave.

 
 

“Përveçse është e pandershme, përveçse prish çdo balancë formale të vlerësimit të punës së individit, që ka paguar taksa normalisht, është dhe kriminale sepse tërheq në Shqipëri një kapital të krijuar nga krimi dhe droga. Është lënë në dëshirë të individit kur e vetëdeklaron, që të thotë së unë kam patur një aktivitet, por nuk e kam deklaruar këtë aktivitet, ndërkohë që të gjithë e kemi të qartë, ashtu siç thotë Departamenti Amerikan i Shtetit, FMN që ndërtimi është një aktivitet që po pastron masivisht para, turizimi apo lojrat e fatit”- shprehet Jorida Tabaku, anëtare e kryesisë së PD.

Ministrja e financave dhe ekonomisë Anila denaj i hodhi poshtë këto akuza, në intervistën e saj për Zërin e Amerikës dhe argumentoi se drafti i aministisë fiskale ka si qëllim të ndihmojë bizneset që ushtrojnë aktivitet të ligjshëm, por që kanë kryer evazion fiskal, si dhe individët që kaqnë krijuar një kapital nga paga të padeklaruara plotësisht. Ministrja e Financave sqaron se filtri i parë do të jetë njësia speciale në drejtorinë e tatimeve që do krijohet enkas, ku pas plotësimit të formularit bizneset dhe individtët i nënshtrohen një verifikimi 48 orësh. Zyrtarët shprehen se nëse dikush i ka shpëtuar filtrit të njësisë speciale dhe ka aminstuar një kapital të siguruar nga veprimtari kriminale, dhe nëse kjo zbulohet më vonë, do të ndëshkohet sipas ligjit.

“Qartazi neni 6 i projekligjit përjashton të gjithë persoant që vijnë me dyshime për pjesmarrje në aktivitete kriminale, por njëkohësisht janë eliminuar të politikanët , të gjithë drejtuesit e nivelit të mesëm dhe të lartë dhe gjyqtarët dhe prokurorët, të cilët janë pjesë e subjekteve të deklarimit të pasurisë në ILDKP, dhe jo vetëm për një vit apo 3 vjet, po për gjithë kohën”- thotë për Zërin e Amerikës Anila Denaj Ministre e Financave dhe Ekonomisë.

Por ekspertë të ekonomisë janë dyshues mbi përjashtimin e politikanëve, nga amnistia fiskale pasi mendojnë se ata mund te jenë përfitues indirekt, përmes të afërmve të tyre, tek të cilët kanë transferuar kapitalet. Drafti përjashton nga amnisttia vetëm personat në përbërje të gjendjes familjare të tyre, kur përfitues mund të jënë rrethi i të afërmve të tjerë.

“Duhet përcaktuar deri në ç’nivel është rrethi të afërmve të njerëzve me mandate politike që nuk përfitojnë, sepse është e lehtë të krijosh kompani të mbyllësh kompani, të transferosh kompani. Për këdo nga ne që është marrë më financat publike dhe me legjislacionin e pastrimit të parave, është shumë më e lehtë se sa ata mendojnë të kuptosh skemat e pastrimit të parave”- tha për Zërin e Amerikës Arben Malaj, ish- Ministër i financave.

Zyrtarët mendojnë se përjashtimi i të afërmve të politikanave nga aministia fiskale përtej atyre në përbërje familjare, do të ishte një akt paragjykues.

“Unë nuk do të paragjykoja asnjë biznes i cili përfaqësohet nga administratorët respektivë se çfarë lidhje do të kishin me një politikan. Nuk mundem ta bëj këtë. Do të jem shkelje të pozitës time”- shprehet Anila Denaj Ministre e Financave dhe Ekonomisë.

Një prej shqetësimeve të opozitës lidhet me shtetasit e huaj që kanë një binzes në Shqipëri.

“Ky tërheq dhe kapital kriminal të krijuar jashtë kufjvë të Shqipërisë, që do të thotë se një individ që ka një adresë fiskale këtu në Shqipëri me nënshtetësi të huaj, i cili ka krijuar kapitale të dyshimta kriminale jashtë Shqipërisë vjen këtu dhe i legalizon”- shprehet Jorida Tabaku, anëtare e kryesisë së PD.

Përfaqësues të qeverisë thonë se një shtetas i huaj, pronar i një biznesi në Shqipëri përfiton nga aministia fiskale njësoj si një pronar shqiptar, ndërsa hedhin poshtë mundësinë e tranfserimit të kapitaleve të tyre nga jashtë vendit, me qëllim amnistie. Ministrja e financave Anila Denaj sqaron se për këtë cështje do të këtë diskutime dhe me përfaqësitë diplomatike. Ndërsa shqetësimit të FMN se aministia mund të minojë nënshtrimin ndaj taksave, Ministrja e financave i dha këtë përgjigje.

“Ne duhet të kuptojmë që të gjitha institucionet financiare ndërkombëtare do të preferonin rregulla të tjera dhe amnistitë nuk janë një qasje proaktive e institucioneve ndërkombëtare. Gjithmonë do ta shihnin me një sy kritik. Ne po flasim për një falje për një deklarim jo të saktë. Por ne kemi bërë falje dhe për elementë të tjerë. Kemi bërë falje për kamatvonesat. Shkojmë me tej, kemi bërë falje dhe për krime. Aminsti janë dhe ato”- argumenton Anila Denaj Ministre e Financave dhe Ekonomisë.

Drafti për aministinë u njoftua nga Kryeministri Edi Rama pak muaj më pare, më së shumti si amnisti për të ardhurat e siguruara nga emigrantët shqiptarë me punë të zezë në vendet ku jetojnë. Por ekspertët mendojnë se arsyeja e vertëtë nuk janë emigrantët. Një tjetër shqetësim lidhet dhe me mungesën e kufirit të deklarimit dhe objektivit të ligjit.

“Lufta kundër informalitetit që thuhet se është ne qendër të kësaj inisiative, nuk rezulton në historinë e vendeve të tjera që të ketë ardhur përmes amnistisë fiskale. Qeveria është e paqartë, për atë që kërkon. Duket se ështe e prirur më shumë për interesa elektorale. Në vendet e tjera kur bëhet një amnisti, thuhet se me këtë amnisti mund të rikuperohet kaq përqind e ekonomisë informale, mund të vijnë kaq para më shumë në buxhet, ose elementë të tjerë”- shprehet për Zërin e Amerikës Arben Malaj, ish- Ministër i financave.

Zyrtarët kanë një qasje tjetër kur thonë se nuk mund të parashikojnë se sa të ardhura mund të sjellë aministia fiskale dhe penale.

“Në relacion ne nuk kemi përcaktuar një pritshmëri. Që të realizosh një pritshmëri duhet të kesh një database, një informacion i cili duhet të bëjë së pari ndarjen qartazi midis grupeve që unë përmenda pak më lart. Këtë ne nuk mund ta kalkulojmë, sepse nëse do ta kalkulojmë sot duhet të pranojmë që kishin gjithë informacionin për evazionin fiskal dhe nuk e kemi kapur. Ky është një ligj jo për të ardhurat domosdoshmërisht në buxhetin e shtetit. Mbi të gjitha duhet të kuptojmë që është një ligj, i cili ndihmon binzeset dhe individët në Shqipëri, të cilët kanë nevojë për të rehabilituar pasqyrat e tyre fiskale”- sqaron Anila Denaj Ministre e Financave dhe Ekonomisë.

Ekspertët mendojnë se synimi i aministisë fiskale mbetet i paqartë, dhe se ajo nuk po shoqërohet me masa të shtuara për shkelësit e ligjit në të ardhmen. Ata janë të bindur se aministitë fiskale kanë përfitime të vogla në raport me kostot që krijojnë, pasi krijojnë pabarazi ndaj ligjit si dhe dëmtojnë të ardhurat në buxhet, duke nxitur shpresat tek taksapaguesit për një amnisti tjetër.

Modifikuar më E mërkurë, 22 July 2020 18:49
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...