Dasho: ‘Komiteti i Ekspertëve duhet të shkarkohet, nuk ka planifikuar në mënyrë strategjike’

E mërkurë, 22 July 2020 22:42

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, thotë se Komiteti i Ekspertëve ka dështuar në menaxhimin e pandemisë në vendin tonë. Në një intervistë me gazetarin Nertil Agalliu në emisionin “Në fokus”, në TvT, Dasho tha se ky komitet nuk ka pasur vizionin për të hartuar strategji efektive dhe këtë e tregon rikthimi te masat kufizuese pas rritjes së rasteve të reja.

“Kufizimet kanë filluar. Masat e marra së fundmi tregojnë se jemi ndoshta jo drejt një mbylljeje si ajo në mars, por një mbyllje që nuk e kontrollon situatën. Problemi ynë kryesor është spitali, administrata, biznesi, familja, aty ku ndodh transmetimi. Me të gjitha këto masa i japim opinionit mesazhin që jemi duke shkuar drejt një karantine të dytë. Këto masa arrijnë probleme periferike dhe që nuk kanë lidhje me thelbion. Jemi në një situatë ku mendoj se rrezikojmë. Ky komitet ekspertësh ka treguar se nuk ka vizion dhe nuk planifikon në mënyrë strategjike, pasi kur ndodh përballë fakteve të kryera u drejtohet masave të karantinës”, tha ai.

 
 
 

Në këtë pikë, Dasho sheh ngjashmëri me Serbinë. Ai tha se Komiteti i Ekspertëve duhet të shkarkohet pasi nuk ka menaxhuar siç duhet situatën. "Edhe në Serbi po kërkohet shkarkimi i Komitetit të Ekspertëve pasi kanë gabuar, si në rastin e Shqipërisë në menaxhimin e Covid-19", tha ai.

 
 
 

Dasho tha se puna për hartimin e një strategjie që do të bënte të mundur rifillimin normal të shkollës duhej të kishte nisur. Sipas tij, në shumë vende tashmë janë hartuar politika të tilla. 

 
 

“Problemi i hapjes së shkollave duhet të diskutohet nga një komitet ndërsektorial me ekspertë të edukimit, shëndetit publik etj. është një problem hsumë serioz. Duhet që ky gfruop të ngrihet shumë shpejt për një shkollë të sigurt. Vendet e tjera e kanë nisur këtë punë. Duhet një politikë që ta bëjë shkollën të operojë në mënyrë të sigurt”, tha ai.

Dasho u shpreh më tej se numri i testimeve është shumë i vogël dhe kjo kthehet në pengesë për njohjen e përmasës reale të pandemisë në vend. Ai theksoi se strategjia më efektive është mbrojtja e kategorive më vulnerabël ndaj Covid-19. Për këto të fundit, eksperti sugjeron shmangien e transportit publik si një mjedis i pasigurt.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...