Artan Fuga:Pushteti bën dy pakte të kundërta që i quan pjesë të së njëjtës marrëveshje

E Enjte, 23 July 2020 09:46

Nga Artan Fuga

Opozita e opozitës dhe marrëveshja e marrëveshjes

—————————–

Unë vazhdoj ta përsëris!

Kush habitet se përse ndodhin gjëra të papritura, të çuditshme, kontradiktore, jo marrëveshja e 5 qershorit me opozitën jashtë institucioneve, jo marrëveshja e mëvonëshme me deputetët jashtë opozitës reale, opozita e opozitës bëri marrëveshjen e marrëvjeshjes.

le të vazhdojë të habitet, të bërtasi, të zhgënjehet, dhe të mbetet pa mend nga fakti se Pushteti bën dy marrëveshje të kundërta që i quan pjesë të së njejtës marrëveshje.

Marrëveshja e mosmarrëveshjes. Dy marrëveshje që japin një mosmarrëveshje.

Dielli po lind!

Dielli po perëndon!

Janë dy pohime të kundërta. Jo?

Ose njeri ose tjetri.

Joooooo! Nëse njeri thuhet në mëngjes në agim dhe tjetri në të ngrysur, në aksham, të dy pohimet kontradiktore mbeten të vërteta.

Sa ta kuptojnë këtë logjikë kaluan edhe katër vite të tjera. Shtyn Shqipëria prej dhjetra vitesh historinë e saj duke menduar se edhe pak edhe do t’ja mbërrijë. Do arrinte në komunizëm ku të gjithë me lugë në brez do të hanin e pinin, aheng gjithë dita. Poooooor, duhej një fazë kalimtare… Diktatura. E prit e s’ka, dhe prit e s’ka!

Edhe tani Zvicër do të bëhet! Do të bëhet vetë! Ne mjafton të presim që atë luftën ta bëjnë të tjerët. Por ja na duhet një fazë tranzicioni. Sa ? Të shohim, dyqind a treqind vjet!

Fitoren e kemi në xhep, por hëpërhë hamë këtë llokumin: Dy marrëveshje kontradiktore nuk qenkan përjashtuese sepse janë adaptuar me dy aktorë politikë të ndryshëm!

Si i tha ai njeriu Zarathustrës që po fliste në mal! O Zot i madhërishëm, fjalët tuaja janë margaritarë! Po një pyetje kam. Pak përpara një turme njerëzish u the disa fjalë të arta! Ikën ata. Erdhën një palë të tjerë. Edhe ata i habite. Por vura re që fjalët e para ishin kontradiktore me të dytat!

E ku është problemi o njeri! – tha Zarathustra i madh! Unë u kam folur dy turmave të ndryshme. U kam folur sipas gjuhës që secili nga grupet kuptonin!

Më ra goja duke thënë : Aty te Pallati i Kongreseve, aty është zjarri. Mos shihni tymin, por zjarrin. Aty luhej teatri, komedia, drama, tragjikja!

Pse Këshilli Politik është kthim në institucione?

Ku është shkruar Këshilli Politik në Kushtetutë?

Apo herë e duam, dhe herë nuk e duam kushtetueshmërinë?

Por, ka ende kohë për të kuptuar! Ndryshe do të presim të bëhemi si Zvicra! Mjafton të qendrojmë në ajër dhe Toka duke u rrotulluar na çon në Bazel!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...