Nisja e lëvizjes kombëtare ‘’Ne Jemi 1’’, Meta: Së bashku mbrojmë të drejtat e fëmijëve, të krijohet Regjistri Kombëtar për të dënuarit për krime seksuale

E Enjte, 23 July 2020 12:33

Presidenti Ilir Meta shprehet se është mjaft krenar që sot shpalli nisjen e lëvizjes kombëtare ‘’Ne Jemi 1’’ kundër dhunës dhe shfrytëzimit seksual të fëmijëve në Shqipëri.

Sipas Metës, dhuna ndaj fëmijëve dhe shfrytëzimi seksual i tyre është një ndër abuzimet më të rënda kriminale dhe njerëzore.

Ai propozon që të rritet ndëshkueshmëria dhe kjo bëhet nëse hartohet një ligj i posaçëm për mbrojtjen e fëmijëve në internet, ndryshimi i Kodit të Drejtësisë Penale për të miturit si dhe krijimi i Regjistrit Kombëtar të të dënuarve për krime seksuale ndaj fëmijëve.

STATUSI NGA ILIR META

Krenar dhe i nderuar që së bashku me Qendrën për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri (CRCA), shpallëm sot nga Institucioni i Presidentit, nisjen e lëvizjes kombëtare: #NEJEMI1. Së bashku kundër dhunës dhe shfrytëzimit seksual të fëmijëve në Shqipëri.
Qëllimi i demokracisë, i ligjit dhe të drejtave të njeriut – shtyllat ku mbështeten shtetet demokratike – është të mbrojë çdo qytetar nga padrejtësitë, dhuna, abuzimi dhe shkeljet e integritetit dhe dinjitetit njerëzor. Dhuna dhe shfrytëzimi seksual i fëmijëve është një ndër abuzimet më të rënda kriminale dhe mizore që mund të ndodhë në një shoqëri.
Është momenti që, të gjithë së bashku, jo vetëm të ngremë zërin për të mbrojtur të drejtat e fëmijëve, por njëkohësisht edhe të përmirësojmë politikat, kuadrin ligjor dhe të ngremë barriera për të ndalur dhunën dhe shfrytëzimin seksual të fëmijëve.
Nevojitet hartimi i një ligji të posaçëm për mbrojtjen e fëmijëve në internet; Ndryshimi i Kodit të Drejtësisë Penale për të mitur me fokus të veçantë mbrojtjen nga dhuna seksuale; apo Krijimi i Regjistrit Kombëtar të të dënuarve për krimet seksuale ndaj fëmijëve në Shqipëri.
Rritja e ndëshkueshmërisë është çelësi i suksesit për të ardhmen.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...