‘Këtu jemi ne’/Rama nxjerr jashtë loje, SHBA-BE-OSBE, për Këshillin Politik

E Enjte, 23 July 2020 14:46

 

Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë kontributin e, SHBA-BE-OSBE, për krijimin e Këshillit Politik dhe marrëveshjen që u arrit prej tij në 5 qershor.

Sipas tij ky Këshill është krijuar vetëm se ashtu donte Partia Socialiste. Në kuadër të kësaj ai është deklaruar i prerë se për ndryshimet kushtetuese, nuk vendosin ndërkombëtarët dhe ato do të votohen 30 korrik pa asnjë diskutim.
‘PS-ja nuk detyrohet nga askush, veç njerëzve që përfaqëson. Dëgjova që këshillin politik e paska krijuar një aleancë globale SHBA-BE-OSBE, nuk është e vërtetë. E ka krijuar vullneti ynë, i PS-së, që është shumicë.

PD-ja që kërkon të qeverisë ende nuk di të flasë shqip. Kjo ka qenë një gjë që i kam kërkuar Bashën në 2017, jo më anglisht, është turp i botës, nuk na respektojnë miqtë dhe partnerët nëse u japim bujarisht detyra që janë tonat.
Ne nuk jemi shërbëtorë të askujt, jemi të ndërgjegjshëm se nuk jemi as SHBA, BE, as superfuqi bërthamore, por një vend i vogël, falë edhe miqve dhe partnerëve tanë. Por vjen puna do të hapim apo jo listat, këtë e vendosim ne, se pastaj do të ishte fundi.

Këtë e vendosim ne. Dhe nuk kemi asnjë problem që ta diskutojmë dhe t'ua themi, sikur ua kemi thënë dhe besoj do të vazhdojmë ta themi kur të jetë e nevojshme, por nuk besoj se do të jetë e nevojshme për një kohë të gjatë.

Ky kuvend do të hapë listat në 30 korrik, kjo është marrëveshja', deklaroi Rama.

Por pavarësisht nga kjo retorikë ai ‘harroi’ se ndryshimet në Kodin Zgjedhor nëpërmjet një konsensusi mbarë-politik, janë një kusht i Bashkimit Europian për ecjen përpara në hapjen e negociatave dhe jo një vullnet i PS, siç u shpreh ai.

Gjithashtu kujtojmë se takimet decizive të Këshillit Politik me gjithë nënshkrimin e marrëveshjes së 5 qershorit u kryen në rezidencën e ambasadores amerikane.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...