Nënkryetari i LSI-së, njëherazi dhe përfaqësues në Këshillin Politik Petrit Vasili tha se koalicioni opozitar është fitues de fakto i zgjedhjeve të ardhshme ndaj dhe kryeministri Edi Rama kërkon të mashtrojë qytetarët me listat e hapura.
“Në parim një kryeministër bashkë me ca të tjerë të cilët kanë qenë ata që iu vidhnin votën qytetarëve të cilën ua shisnin e blinin s’mund të flasin. Ky është Pazar politik brenda parlamentit. Do bëjmë sikur do hapim listat që të heqim koalicionet. Përse? Sepse koalicioni opozitar është fitues de fakto. Të tërë pa përjashtim promovuesit mashtrues të listave të hapura, u përpoqën të lidhnin dy çështje. Cili shqiptar e gjeti keq veten nga koalicioni. Kishin një sensibilitet për listat e hapura dhe ne ua dhamë të plotë. Pjesë e farsës që humbësit iu lihen qytetarëve dhe fituesit i mbajnë kryetarët nuk është për ne.
Të gjitha forcat politike që kanë afërsi programore grupohen në koalicion. Çfarë thotë Edi Rama, jo thotë, ta lëmë këtë punë të dalë si të dalë dhe ditën pas zgjedhjeve bëjmë pazarin. Opozita është përballë moralin, së bashku marrim një përgjegjësi politike, ndërkohë që u ofrohet Pazar politika.
Është një ndjeshmëri që opozita është shprehur kohë më parë. Erdhi dita për t’ju çjerrë maskat. Qytetarët nuk kanë pasur shqetësim për koalicionet. E dini shumë mirë se c pazarxhi kemi përballë, që edhe votën do ta japë me koncesion. Ky njeri është njeriu i pazareve dhe jo i parimeve”, deklaroi Vasili.