Lista 100% të hapura/Mark Marku:Basha po luan si kryeministër i ardhshëm, PS nuk është më parti e parë

Saturday, 25 July 2020 18:02

Pedagogur Mark Marku vlerësoi qëndrimin e opozitës jashtëparlamentare për të kërkuar lista 100% të hapura, duke e cilësuar atë si efikase dhe duke thënë se me këtë Lulzim Basha po luan si kryeministër.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, në News24, analisti Marku theksoi se kryeministri Edi Rama po tenton të bllokojë koalicionet parazgjedhore, pasi Partia Socialiste nuk është më parti e parë.

Pyetje: Kërkesa për listat të hapura 100%, nuk ka një përgjigje nga mazhoranca. Cilat kanë qenë gjatë gjithë kësaj kohe pretendimet e opozitës?
Marku: Personalisht ui habita kur opozita pranoi të shkonte në Këshillin Politik pas marrëveshjes. U befasova pozitivisht, sepse po të ishte në gjykimin tim do thoja ‘ne e bëmë marrëveshjen, hajde të ecim përpara’. Rama është munduar të përdorë ndryshimet kushtetuese për të ndaluar koalicionet. Nuk jam plotësisht dakord me atë që ndalimi i koalicioneve favorizon Ramën. Nuk mendoj që PS sot është parti e parë. Nëse del me alternativën Rama kryeministër, nuk mendoj që PS është parti e parë. Ndalimi i koalicioneve është i padëgjuar, nuk di të ketë vend në botë që t’i ketë ndaluar.

 

Pyetje: Po sqarimin e mazhorancës që thotë se nuk po ndalojmë koalicionet?
Marku: Jemi mësuar t’i dëgjojmë këto prej tyre. Tani po del problem listat e hapura. Në momentin që opozita that ë happen 100% dhe ata nuk përgjigjen, do të thotë se nuk është ky problemi. Opozita parlamentare po përdoret, që Rama të bllokojë koalicionet parazgjedhore. Mendoj se listat e hapura janë pozitive, por nuk e zgjidhin problemin. Ne e dimë si funksionon psikologjia e elektoratit në Shqipëri. Këtu zgjedhjet janë deformuar për vite me radhë dhe ka humbur sensi i zgjedhjes te qytetarët. Jo domosdoshmërisht kjo do të cojë në rezultate, sepse mundet që një bandit apo kriminel të paguajë dhe të bëjë korrupsion edhe në zgjedhjet e partisë, të listave, etj, etj. Unë them që janë më të mira listat e hapura, edhe pse nuk jam shumë optimist. Shoh pozitivisht te Basha në këtë periudhë, sepse po luan si kryeministër i ardhshëm. Po bën lëshime të tipit taktik, pra po tregon një pjekuri dhe po përcakton agjendën politike. Ndërsa Rama vetëm po krijon probleme. Ka ndryshuar roli që në këtë moment. Për këtë e shoh lëvizjen e opozitës për lista plotësisht të hapura si efikase.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...