Regjisori Edmond Budina, një nga aktivistët kryesorë të lëvizjes “Aleanca Për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar” bën lëvizjen e radhës.
Ai i është drejtuar sot kryeministrit të vendit, Edi Rama me një kërkesë për të bërë një shfaqje në truallin e Teatrit Kombëtar të shembur.
“Është e pavërtetë që protestuesit e kishin zaptuar teatrin, hynë për ta mbrojtur e pastruar, zhvilluan aktivitete, pa asnjë lekë vec me kontribut vullnetar, ndërkohë që shteti preu dritat dhe ujin. Shqyerja që i bëtë teatrove më 17 maj dhe me pretestuesit lemerisën mbarë opinionin publik. Po i drejtohem kryeministrit dhe po i them: Meqë je pronar i hapësirave politike, më lejo të jap shfaqje në truallin e tetarit si një hapësirë lirie. S’ka ekzploziv, molotov, por vetëm art. Shfaqja do jetë në përputhje me rregullat për parmandalimin e COVID 19. Je i ftuar edhe ti të vish. Uroj të marr një përgjigje pozitive”,- tha Budina.
Sipas tij, arsyeja pse vendosi të bëjë këtë kërkesë është se: “Ky është vendi i shenjtë ku është luajtur teatër gjithë kohën, pikërisht për këtë arsye mendoj që këtu duhet të luhet teatër. Ne nuk jemi për dhunë, por për art”.
Budina shtoi se ai do të luajë shfaqjen “Profeti i Kokoshkave”.