PS nis lëvizjet, letra e Gjiknurit: Diskutojmë hapjen 100% të listave

Hënë, 27 July 2020 12:18

 

Reforma Zgjedhore/ Gjiknuri: S’kemi të bëjmë me një rifillim loje
Partia Socialiste kërkon mbledhjen e Këshillit Politik këtë të martë dhe pjesëmarrjen e opozitës politike, pasi siç lexohet në letrën e Damian Gjiknurit, do të jepet kthimi i përgjigjeve nga ekspertët për pyetjet e bëra nëse amendamentet kushtetuese që janë tanimë në procedurë parlamentare lejojnë apo pengojnë hapjen 100% të listave të kandidatëve për deputetë siç propozon opozita.

Letra e plotë

Të nderuar kolegë,

Ju vë në dijeni se paketa e dytë e nismave ligjore të dala si produkt i tryezës së Këshillit Politik u depozitua sot në Kuvend me firmat e deputetëve të mazhorancës. Kuvendi tashmë fillon procedurat parlamentare për shqyrtimin e amendamenteve të dakordësuara në Këshillin Politik për: 1) Kodin e Procedurës Penale; 2) Kodin Penal; 3) Ligjin për Policinë e Shtetit; 4) Ligjin për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve; 5) Ligjin për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve; 6) Ligjin për Funksionimin e Prokurorisë dhe 7) Ligjin për Partitë Politike.

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin në përmbylljen e kësaj pakete të dytë amendamentesh, shpreh besimin se masat e marra adresojnë jo vetëm një pjesë të konsiderueshme të rekomandimeve te OSBE/ODIHR por edhe shqetësimet e shprehura nga opozita jashtëparlamentare.

Duke qenë se tanimë mbetet për tu përmbyllur edhe paketa e tretë që ka të bëjë me ligjin e ri zgjedhor i cili do të hyjë në fuqi pas dy proceseve të ardhshme zgjedhore e që sanksionon edhe depolitizimin e administratës zgjedhore sipas marrëveshjes së 5 Qershorit, propozoj:

Mbledhjen e grupit negociator të Këshillit Politik ditën e martë (28 Korrik), ora 11:00 në sallën Ovale të Pallatit të Kongreseve, me rend dite:

a) Prezantim nga ekspertët i produktit të deritanishëm për ligjin e ri zgjedhor që hyn në fuqi në 2023 dhe hapat që duhet të ndjekim për miratimin përfundimtar të tij. b) Kthimi i përgjigjeve nga ekspertët për pyetjet e bëra në mbledhjet e kaluara nëse amendamentet kushtetuese që janë tanimë në procedurë parlamentare lejojnë apo pengojnë hapjen 100% të listave të kandidatëve për deputetë siç propozon opozita jashtëparlamentare. Gjithashtu, nëse amendamentet kushtetuese lejojnë apo pengojnë koalicionet.
Në pritje të konfirmimit tuaj,

Damian Gjiknuri”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Dëshmitë nga Himara/ Si na grabitën Goro dhe Bollano

Politikë

Dëshmitë nga Himara/ Si na grabitën Goro dhe Bollano

  Për më shumë se një dekadë, pushtetarët e Rilindjes kanë treguar se nuk bëjnë dallime krahinore kur vjen puna për ta shfrytëzuar postin për të vjedhur. Por në Himarë rrëmbimi...

11 korriku/ Balliu: Të bashkuar në betejë për të shpëtuar Shqipërinë nga hajdutët e paravë të qytetarëve

Politikë

11 korriku/ Balliu: Të bashkuar në betejë për të shpëtuar Shqipërinë nga hajdutët e paravë të qytetarëve

Nga Klevis Balliu: Sot bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm Flamur Noka dhe Nënkryetarin Gazment Bardhi si edhe Kryetarin e degës 16 Edi Rexha në zonën e Astirit, në takime me qytetarët...

U arrestua se dhunoi kolegen, dalin mesazhet e pedagogut Mirdaim Axhami, si fyente kolegët në grup WhatsApp-i: Ma sill gruan ...

Politikë

U arrestua se dhunoi kolegen, dalin mesazhet e pedagogut Mirdaim Axhami, si fyente kolegët në grup WhatsApp-i: Ma sill gruan ...

Një lajm i bujshëm është dhënë në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku është arrestuar përgjegjësi i departamentit në Fakultetin e Ekonomisë Mirdaim Axhami. Axhami u vu në pranga pasika dhunuar...