”Lufta e Koplikut”/Presidenti Meta: Simbol i atdhedashurisë deri në sakrificën më sublime

Hënë, 27 July 2020 21:28

Në 100 vjetorin e ”Luftës së Koplikut”, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta përmes një postimi në facebook, thotë se kjo luftë për simbol i atdhedashurisë deri në sakrificën më sublime. ”Kjo luftë është simbol i qëndresës, atdhedashurisë dhe patriotizmit të pashoq për mbrojtjen, deri në sakrificën më sublime, të integritetit territorial të shtetit shqiptar, të pavarësisë e sovranitetit të tij”.

Postimi i plotë i Presidentit Ilir Meta

 

Lufta heroike në mbrojtje të kufirit veriperëndimor të Shqipërisë, e njohur si “Lufta e Koplikut”, në zbatim të vendimeve të Kongresit të Lushnjës, është një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë tonë të shek. XX.

Kjo luftë është simbol i qëndresës, atdhedashurisë dhe patriotizmit të pashoq për mbrojtjen, deri në sakrificën më sublime, të integritetit territorial të shtetit shqiptar, të pavarësisë e sovranitetit të tij.

Në 100-vjetorin e kësaj lufte, kujtojmë me nderim e mirënjohje dhe përulemi para veprës së figurave të shquara të kombit, Bajram Currit e Ahmet Zogut dhe qindra heronjve malësorë nga Dukagjini, Kopliku, Gruda, Traboini, Kastrati, Shkreli, Gruemira, Bajza, Grizha, Buza e Ujit, luftëtarëve të paepur nga Plavë-Gucia, nga Kosova 🇽🇰 e nga Shkodra, si dhe vullnetarëve nga vise të tjera shqiptare, që, të frymëzuar nga ndjenjat më të lartë të atdhedashurisë, dhanë gjithçka për mbrojtjen e kufijve territorialë të Shqipërisë.

Malësia e Madhe, fisnike dhe e mençur, e cila mbajti peshë të rëndë në këtë luftë, edhe kësaj here dëshmoi se është krenaria dhe nderi i kombit. Lufta e Koplikut i dha një impuls edhe më të fuqishëm Luftës për çlirimin e Vlorës dhe mbarë Shqipërisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...