Financial Times: OSBE në krizë, ka ngelur pa timon

Hënë, 27 July 2020 21:56

Një nga gazetat më të njohura në botë, Financial Times shkruan se OSBE është zhytur në krizë, pasi ka ngelur pa timon.

Ironia është se OSBE drejtohet sivjet nga Shqipëria, e cila vetë është në një krizë, kurse kryetari i OSBE, Edi Rama, është mësuar të marrë timonin, por ta lërë makinën pa drejtim.

 
 

“Organizata më e madhe ndërkombëtare e sigurisë në botë është në krizë pasi përplasjet kanë provokuar largimin e ekipit drejtes, duke ngjallur frikë se vakuumi i pushtetit mund të pengojë punën jetike në zonat e konfliktit,” shkruan gazeta.

 
 
 

“Mandati i OSBE përfshin parandalimin e konflikteve dhe menaxhimin e krizave, si dhe mbështetjen e standardeve demokratike dhe të drejtave të njeriut. Misionet e saj veprojnë si sytë dhe veshët e komunitetit ndërkombëtar në disa pika problematike siç janë Ukraina lindore, enklava e Nagorni-Karabakut, shteti i shkëputur i Transnistrias, vëzhgimin e zgjedhjeve dhe projekte më të gjera në rajonin mes Europës dhe Azisë”, vijon gazeta.

 
 

Sipas saj, tani i bie Tiranës që të zgjidhë krizën, kur ministrat e Jashtëm të OSBE të mblidhen në Tiranë në dhjetor.

Gent Cakaj, ministër i Jashtëm në detyrë në Shqipëri tha se kriza është shenjë e problemit të multilaterizmit.

Po çfarë ka ndodhur?

Shqipëria kishte lobuar për të zgjatur mandatet e Sekretarit të Përgjithshëm, Thomas Greminger dhe të Komisionerit për Minoritetet, Lamberto Zanier; Drejtorit të ODIHR, Ingibjorg Gisladottir dhe të Komisionerit për Lirinë e Medias, Harlem Desir. Por një grup vendesh kundërshtuan zgjatjen e mandatit për Thomas Greminger dhe Lamberto Zannier. Mes tyre Franca, Kanadaja, Norvegjia, Islanda dhe Armenia.

Kurse Azerbajxhani dhe Taxhikistani kundërshtuan zgjatjen e mandatit për Harlem Desir. Ndërsa Turqia dhe Taxhikistani rezistuan për mandatin e Ingibjorg Gisladottir. Negociatat e Shqipërisë për të arritur një konsensus për situatën dështuan.

Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan se Edi Rama si drejtues i OSBE nuk u pranua për vizitë nga homologët e disa vendeve.

Ai përmend raportin sekret të OSBE për Ramën, që e akuzon se ka një pasuri të paligjshme prej 200 milionë dollarësh.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...