Maliqi i drejtohet Ramës: Ka filmime. Do ta nxjerr lakuriq siç është, u hapën letrat
Deputeti Lefter Maliqi deklaroi sot gjatë një komunikimi për mediat se fatet e kësaj Qeverie të dështuar do t’i marrë populli në dorë.
Maliqi tha se Edi Rama dhe qeveria e tij janë më të dështuarit që ka pasur ndonjëherë vendi.
“Nisma e këtij të sëmuri psikik të marrë fund. Fatet e kësaj qeverie të dështuar do ti marrë në dorë populli. Nuk ka ndodhur ndonjëherë të kemi një qeveri kaq të dështuar”, tha Maliqi.