Sjellja politike e Bashës,aset kombëtar i demokracisë.

Tuesday, 28 July 2020 17:26

Gjate gjithe periudhes se tranzicionit, Partia Demokratike,qe nga momenti i themelimit te saj e deri tani eshte ndeshur me sfida te forta, jetike te ekzistences se saj dhe te gjithe te ardhmes se vendit. Sigurisht qe nuk mund te ishte e papritur ,ne menyre absolute nuk mund te ishte e thjeshte perballja e saj me ate cka mbeti nga ndryshimi i sistemit ne vitet 90. Ajo do te perballej me trashegimine me te eger komuniste qe nga koha e Stalinit ne Rusi. Nje regjim 70 vjecar i cili ne Europe u perfaqesua ne formen me te eger dhe kriminale ne Shqiperi.
Hap pas hapi mbeturinat e atij regjimi te forte financiarisht dhe ne tranzicion, me rrenje te fortsa ne nje popullsi te indoktrinuar cdo dite e me shume e benin te veshtire perballjen thjesht ne skakieren politike te Partise Demokratike.

Por sot Partia Demokratike dhe e djathta kane shtate vjet qe perballen me nje fytyre tjeter te nje regjimi autoritar tashme jo diktature ideologjike por nje narkodiktature. Pikerisht me kete force perballje,pikerisht ne kete situate dramatike me peshe lidershipi dhe duhet theksuar se Lulzim Basha ne keto shtate vite nuk eshte qe coi thjesht karrieriren e tij ne nje stad lidershipi dhe shtetari por politika e tij, fizionomia e tij, vizioni i tij, tashme jane nje aset kombetar.
Lulzim Basha ne krye te Partise Demokratike nuk do te perballej vetem me trashegimtaret e nje regjimi te rrezuar, por edhe me kombinimin me te rrezikshem politik te koherave moderne, ate te politikes me krimin e organizuar.
Duhet te permendim ketu si nje akses te tij dhe te politikberjes se tij ligjin e dekriminalizimit .
Partia Demokratike dhe Opozita shqiptare do te perballeshin me kete kombinim te rrezikshem per arsye se sekti i Rilindjes qe erdhi ne pushtet kishte ne baze dhe ne themel te strategjise se tyre qeverisese kete kombinim te rrezikshem politik.

Edi Rama dhe Rilindja ne vitet e para pa asnje program real ekonomik dhe pa asnje strategji investimesh te huaja e vetmja forme e nje pseudopolitike ekonomike ishte narkotrafiku, dhe per kete duheshin falangat e krimit. Nuk eshte e nevojshme ktu to sqarojme lexuesit sa e as kriminele u futen ne parlament dhe ne gjithe kapilaret e shtetit.
Krimi veshi kostum firmato dhe filloi ligjvenien ne favor te trafiqeve dhe interesave te veta financiare duke sjelle keshtu zhdukjen e investimeve te huaja dhe rrudhosjen ne maksimum te biznesit te ndershem.

Disa qarqe te caktuara nderkombetare qe mahniteshin pas kollareve me topa e ngjyra te shefit te Rilindjes,duartrokisnin kete pjelle te Sorosit dhe medias vendase nderkohe qe vendi rreshqiste me shpejtesi marramendase drejt humneres.
Megjithate Lulzim Basha ne 2017 duke respektuar ne maksimum raportet me partneret strategjike te Shqiperise i bindur se zeri i miqve te Shqiperise duhej degjuar tregoi dhe njehere vizion me nje kosto shume te forte te veten me marrveshjen e 2017. Sot pas 4 vitesh koha e fashit mjergullen e zemerimit te momentit dhe zbulon se ajo ishte nje levizje taktike dhe inteligjente ku para miqve dhe partnereve nderkombetare tregoi se Partia Demokratike nuk eshte parti qe nuk e njeh marreveshjen si intitucion ,por nga ana tjeter iu tregoi atyre se nje qeveri narkotrafiku nuk e njeh marreveshjen e gentelmeneve, por se vjedhja e votes dhe bashkepunimi me krimin do te ishin serisht lajtmotivi i fushates se Rilindjes .
Pas kesaj do te vinte nje periudhe tjeter e veshtire ku droga dhe krimi por edhe pagatoret e tyre ne media dhe grupime te tjera do te shigjetonin Bashen me nje strategji te pregatitur mire ne kulisat e rilindjes. Shqiperia e mberthyer ne diktaturen rilindase te narkotrafikut po jepte shpirt nen ate kombinim fatal, rilindje plus krim i organizuar. Lulzim Basha dhe opozita shqiptare moren nje vendim aspak te zakonte , me kosto reale politike per ta por ekstremisht te drejte per momentin;Djegien e Mandateve per te mos qene me fasade e nje regjimi te eger narkotrafiku.
Ketu fillon nje tjeter parameter i figures dhe lidershipit te Lulzim Bashes .Makineria e propagandes se Rilindjes njesoj si e eterve te tyre 30 vite me pare, filloi prodhim skenaresh dhe shpifjesh te njepasnjeshme .
Sigurisht nuk do te ishte e thjeshte te bindje partneret nderkombetare mbi kete vendim ekstrem , ajo do te kerkonte durim ,fakte dhe opozita e Partia Demokratike ishin koshiente dhe te qarte per kete. Per opoziten kjo do te ishte nje udhe e gjate . Pikerisht ketu ne kete moment rilindja + krimi organizuar dhe megafonet e tyre ne media nisen serisht fushaten por ne menyre specifike per te goditur figuren e Lulzim Bashes. Edi Rama e kishte te qarte dhe filloi ta ndieje se nje ere tjeter po frynte dhe ne aspektin nderkombetar keshtu qe veprimtaria e tij filloi te radikalizohej. Por ne menyre perfide disa here u mundua nepermjet gjinkallave te medias nen kontroll te godiste figuren e Lulzim Bashes duke lene te kuptohej se ishte diku nje marreveshje . kjo u hodh poshte me punen e Partise Demokratike per gjithe permasen e frikshme te korrupsionit , koncensioneve te bashkepuniminit me krimin e organizuar dhe blerjes se votes me falangat e krimit .
Levizja e 30 qershorit 2019 nje taktike tjeter e cila serisht do te tregonte para shqiptareve dhe gjithe botes se Edi Rama e Rilindja vjedhin vota edhe kur jane te vetem ne zgjedhje.

Krimi elektoral ishte i permasave te atilla si ne 2017,ashtu dhe Ne 2019 , dhe nepermjet denoncimit te tij Basha dhe Partia Demokratike fituan nje beteje te madhe duke patur me vete vemendjen e te gjitha mediave kryesore nderkombetare. Pushteti i katert i botes perendimore dhe euroatlantike do te gjemonte nga titujt mbi marrezite dhe krimin elektoral te Rilindjes.
Protesat qe Partia Demokratike dhe Opozita shqiptare ndermori treguan nje permase tjeter te figures se Lulzim Bashes , lidership ne disa strategji te cilat mund te kryhen brenda nje vendi anetar te NATOs .

Figura ,permasa ,vizioni, lidershipi unik i tij sot eshte me i domosdoshen se kurre, si nje kunderpergjigje ndaj nje mendieje prej Haxhiqamili dhe nje autokrati qe drejton nje narkoshtet si Edi Rama.
Sot partneriteti i tij me faktorin nderkombetar ka arritur ne nje faze qe nuk mundet dot ta zbehin as pagatoret ne media dhe as gjinkallat e rilindjes neper zyra. Ka qene ekselente sjellja politike e tij e fundit persa i perket ceshtjes se kodit elektoral, takikisht shume te suksesshme veprimet dhe pergjigjet qe Partia Demokratike i ka dhene trukeve te Rames qe nuk jane gje tjeter pervecse perpjekje te Rilindjes per te shkaterruar nje proces tjeter elektoral.Sot Partia Demokratike dhe Lulzim Basha ecen drejt nje kohe tjeter, nje kohe qe na duhet te gjitheve pa Haxhiqamile,pa droge, pa trafiqe dhe te jete ky nje liddership si nje transfuzion gjaku per nje Shqiperi te drobitur nga korrupsioni dhe kokaina e Rilindjes

/editorial 55news.al

Modifikuar më Tuesday, 28 July 2020 18:19
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...