Zgjedhjet ne universitete,Vokshi:Qeveria po shfrytëzon pandeminë për të uzurpuar arsimin e lartë

E mërkurë, 29 July 2020 14:13

 

“Qeveria po shfrytëzon pandeminë për të uzurpuar arsimin e lartë me zgjedhjet e paligjshme dhe pa garë të 30 Korrikut”, kwshtu u shpreh nw njw dalje pwr mediat ish deputeteja Albana Vokshi.

“ PD në qeveri do të krijojë kushtet për rikthimin e autonomisë në universitete dhe nxjerrjen e arsimit të lartë jashtë kontrollit politik”, tha ajo.

Ja deklarata e plotw e Partisë Demokratike, nga Albana Vokshi:

Edi Rama është armiku më i madh i zgjedhjeve. Nuk ka rëndësi nëse ato janë zgjedhje politike apo jo, Edi Rama di vetëm t’i përdhosë ato dhe shkatërrojë për të nxjerrë rezultatin e paracaktuar, herë duke aktivizuar krimin e organizuar, herë duke u sjellë vetë si bandë.

Zgjedhjet në universitete, që do të mbahen nesër, janë në kundërshtim me ligjin dhe në shkelje të plotë të të drejtave të studentëve për të zgjedhur. Ato nuk kanë asnjë ndryshim nga proceset e tjera, të organizuara nga kjo qeveri, ku vota nuk ka asnjë rëndësi.

· Këto zgjedhje janë pa garë dhe pa votues

· Disa komisione zgjedhore ja pa legjitimitet dhe me mandat të mbaruar.

· Pedagogëve u është hequr mundësia të bëjnë fushatë, për shkak të pandemisë.

Këto padrejtësi dhe paligjshmëri burojnë nga urdhri i Ministres së Arsimit për të zhvilluar më 30 korrik zgjedhje farsë në universitete.

Në mënyrën me kriminale, qeveria shfrytëzoi pandeminë për të uzurpuar plotësisht arsimin e lartë, përmes zgjedhjeve të paligjshme dhe në shkelje të Kushtetutës.

Në një kohë kur situata me virusin ka dalë jashtë kontrollit dhe po rritet numri i jetëve të humbura dhe numri i të infektuarve, veçanërisht tek moshat e reja, në një kohë, kur rreziku është i pranishëm kudo, halli i Edi Ramës është të emërojë militantët e tij në universitete.

Bazuar në të dhënat për çdo universitet:

· Nuk ka garë për rektore në 5 Universitete, pra në 45% të tyre, rektori është i paracaktuar.

· Nuk ka garë për dekanate në 21 raste ose 49%, madje ka edhe dekanate pa asnjë kandidim.

· Nuk ka garë në rreth 120 departamente apo në 75% të tyre në të gjithë Shqipërinë. Ka dhjetëra departamente pa asnjë kandidat, pra nuk ka as zgjedhje.

Si çdo zgjedhje që organizon Edi Rama, edhe këto nuk janë, as të lira as të ndershme, as të drejta e as të ligjshme.

Pedagogër dhe stundetët kanë kërkuar shtyrjen e zgjedhjeve në një moment normal, kur shëndeti i tyre të mos rrezikohet dhe kur insitucionet zgjedhore të jenë legjitime.

Partia Demokratike e ka mbështetur këtë kërkesë të drejtë të stundentëve dhe pedagogëve.

Nëse Qeveria vijon me planin KRIMINAL të organizimit të zgjedhjeve antikushtetuese, Partia Demokratike në qeveri do të krijojë kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme, që respektojnë të drejtën kushtetuese për të zgjedhur dhe autonominë e universiteteve.

Modifikuar më E mërkurë, 29 July 2020 14:18
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...