Rama do të kthejë 30 korrikun në 30 qershor

E mërkurë, 29 July 2020 18:04

Jemi gati 24 orë përpara seancës ku mazhoranca ka shfaqur bindjen se do t’i kalojë ndryshimet në Kushtetutë, qoftë edhe pa dakordësinë e opozitës.Me ndryshimet e Kushtetutës në mënyrë të njëanshme, Edi Rama synon të përsërisë një 30 qershor të dytë, kur nuk pati kundërshtar në zgjedhjet lokale.
”Ndryshimet e njëanshme kushtetuese, të cilat bëhen nga një palë e vetme, kanë përballë një shumicë numerike edhe të certifikuar nga zgjedhjet e vitit 2017. Ky është një rekord përpara shqiptarëve, për herë të parë një parti e vetme do të ndryshojë kushtetutën. Një parti në pakicë imponon rregullat e lojës dhe Rama synon të përsërisë një 30 qershor të dytë.

Edi Rama duket se e ka pasur të gatshëm mesazhin që do të publikonte dje pas përfundimit të Këshilli Politik, ku është diskutuar për ndryshimet e njëanshme të kushtetutës, që po kërkon të bëjë.
Vetëm pak minuta pasi përfundoi Këshilli, Rama botoi një mesazh të gjatë në Twitter, ku betohej për ndershmëri dhe nuk nguronte te sulmonte opoziten.
Ju doni lista të hapura 100%! Votimi i 30 korrikut nuk e pengon këtë. Jemi gati ta diskutojmë pa humbur asnjë ditë pas 30 korrikut. Ju doni koalicion parazgjedhor s'e nuk ndaheni dot nga LSI! As këtë s'e pengon votimi i 30 korrikut. Edhe këtë e zgjidhim po të keni vullnet pozitiv. Ju doni të merrni peng hapjen e listave e të zvarrisni procesin me alibira absurde. Por për këtë s'keni konsensus nga ne dhe mund ta bëni pa ne, siç bëtë kur dogjët mandatet e kur ikët nga zgjedhjet!-eshte shprehur ai.

Rama thotë se nuk po përpiqet të ndalojë koalicionet parazgjedhore, por ama nuk tërhiqet nga ndryshimet e njëanshme të kushtetutës.
Por e mbajme mend te gjithe 30 qershorin ,zgjedhjet monopartiake
daten e rivendosjes së monizmit dhe totalitarizmit në Shqipëri.Date qe shenjoi shkatërrimin i vendit, rikthimin e vendit në ditët më të zeza. Ja pra kete plan diabolik ka edhe tani.

Përmes një qëndrimi të përbashkët, opozita e bashkuar deklaroi sot se është pro vijimit të dialogut, për gjetjen e zgjidhjes nga të gjitha palët për ndryshimet kushtetuese.
"Ritheksojmë edhe njëherë gatishmërinë tonë për të vijuar dialogun, me qëllim ecjen përpara në një proces gjithëpërfshirës dhe një produkt konsensual.Propozimi juaj për t’i bërë fakt të kryer ndryshimet e njëanshme kushtetuese shkatërron konsensusin, shkel marrëveshjet e 14 Janarit dhe 5 Qershorit të nënshkruara nga vetë Partia Socialiste, dhe sjell pasoja të rënda për stabilitetin, demokracinë dhe integrimin europian të vendit.Për këto arsye, gjithëpërfshirja dhe konsensualiteti është rruga e pashmangshme, në të mirë të Shqipërisë dhe në interes të qytetarëve shqiptarë" eshte shprehur opozita sot nepermjet deklarates.

Menjehere mbas deklarates se opozites se bashkuar, menjehere ka reaguar edhe Ambasada amerikane në Tiranë duke shpërndarë një njoftim për zhvillimet e fundit në Këshillin Politik dhe tentativën e ndryshimit të Kushtetutës ditën e nesërme.

Deklarata e ambasades amerikane ka nënvizuar tri pika: Së pari, marrëveshja e 5 qershorit, e cila u arrit nëpërmjet një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës, duhet respektuar ashtu si u ra dakord për të.

Së dyti, Parlamenti ka kompetencat dhe përgjegjësinë për të marrë në shqyrtim dhe miratuar legjislacionin.

Së treti, në të njëjtën kohë, edhe pse ata të cilët “dogjën mandatet e tyre”, bazuar në përkufizimin e kësaj, kanë djegur pretendimet që mund të kishin për kompetenca dhe përgjegjësi në Parlament, nuk mund të injorohet fakti se ata, gjithsesi, përfaqësojnë një pjesë domethënëse të votuesve shqiptarë.

Ambasada amerikane ka folur shume qarte nepermjet ketyre deklaratave, edhe ambasadori i BE Soreca foli qarte,edhe faktori nderkombetar ka four, edhe opozita gjithashtu i qendron marreveshjes se 5 qershorit,i vetmi qe po mundohet ti dredhoje asaj nepermjet planeve djallezore eshte Edi Rama se e di qe e ka humbjen e sigurte.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...