‘As PS e 1997, nuk e ndryshoi njëanshmërisht Kushtetutën’/ Kryemadhi: Shenjë e frikës dhe panikut të Ramës

E mërkurë, 29 July 2020 19:09

Lidhur me zhvillimet e fundit politike, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi foli mbi mundësinë e votimit të ndryshimeve kushtetuese nga mazhoranca në mënyrë të njëanshmë.

Zonja Kryemadhi u shpreh se këto veprime tregojnë panikun dhe frikën e kryeministrit Edi Rama për t’u përballur në mënyrë të ndershme me votën e qytetarëve.

 
 

‘Ky veprim nuk ndodhi as në vitin 2017 për reformën në drejtësi por nuk ka ndodhur as në vitin 1997, kur Partia Socialiste kishte 115 deputetë dhe zgjodhi të shkojë në referendum për ndryshimin e Kushtetutës’, ka thënë Kryemadhi.

 
 
 

Pyetje: Znj.Kryemadhi të nisim nga tema më e diskutuar kohët e fundit. Ditën e nesërme pritet që në parlament të miratohen ndryshimet kushtetuese. Kryeministri Rama duket i bindur në qëndrimin e tij për t’i shkuar në fund kësaj beteje por ndërkohë aktualisht opozita e bashkuar nuk e ka dhënë konsensusin. Çfarë pritet të ndodhë nëse këto ndryshime do të kalojnë në Parlament?

 
 

E para, veprimet e njëanshme që po bën sot mazhoranca, në fakt është minorancë, përsa i përket numrit të votave që përfaqësohen në atë Parlament, por me në krye Edi Ramën, ajo çfarë po bëjnë dhe veprimtaria e tyre po themi është një veprim në panik, pra tregon që kanë një panik të brendshëm, sepse nëse një njeri do të ndihet i sigurt, nëse një njeri do të ndihet i fortë, nuk ka pse ndërhyn në një proces të tillë kaq korruptiv, i cili nuk është gjë tjetër veçse një veprim që tregon frikë, pasiguri, disa halle shumë të mëdha, të cilat kanë një të kaluar të errët ose janë munduar, për të fshehur diçka të errët që po ndodh apo ka ndodhur dhe në anën tjetër pastaj e gjithë kjo frikë dhe pasiguri shkon nëpërmjet një veprimi që quhet rrëmbim apo grabitje e aktivitetit Kushtetues të një institucioni siç është Parlamenti. Unë do ju kujtoja që në 2016 ne patëm diskutime jashtëzakonisht të mëdha përsa i përket Reformës në Drejtësi, por nuk u lejua që të bëhej asnjë veprim edhe pse numrat mund të ekzistonin, për të shkuar dhe për votuar ndryshimet kushtetuese në mënyrë të njëanshme që kishin të bënin me reformën në drejtësi, por u arrit qëllimi me 140 vota, me një konsensus të plotë, pra atë që nuk ka ndodhur asnjëherë. Unë do ju kujtoja që në 1997 nëse e mbani mend PS ka pasur 115 deputetë edhe pse e kishte mundësinë për të miratuar paketën kushtetuese, pra për të miratuar Kushtetutën e re edhe pse i kishin 115 vota të cilat kishin dalë me votë të drejtpërdrejtë nga qytetarët shqiptarë, pra nuk ishte një Parlament ilegjitim si ky, por ishte një Parlament me 140 deputetë, me 115 deputetë të koalicionit të majtë të asaj kohe dhe shkuam në një referendum që është referendumi i famshëm i 98 për Kushtetutën e Shqipërisë. Dhe sot që kemi një Parlament sakat, një parlament i cili është jo vetëm i cunguar por dhe ilegjitim ne kemi përballë një njeri që në momente të caktuara, në fakt u them dhe gjithë kolegëve, më kënaq, më gëzon, duke njohur karakterin dhe tipin e zotit Rama.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...