Pesë orë debate, përfundon pa konsensus mbledhja e Këshillit Politik. Gjiknuri braktis mbledhjen

E mërkurë, 29 July 2020 23:02

Pas përballjes me Oerd Bylybashin dhe Petrit Vasilin, që prej orës 17:00, Damian Gjiknuri ka braktisur rreth orës 22:45 minuta mbledhjen e Këshillit Politik.

Gjiknuri, me porosi të Ramës nuk ka pranuar asnjë propozim të opozitës, duke kërkuar që të çojnë deri në fund, planin e tyre për të penguar koalicionet parazgjedhore.

 
 

Bylykbashi dhe Vasili kanë akuzuar Gjiknurin dhe mazhorancën se po i thotë jo konsensusit politik.

 
 

Opozita ka propozuar hapjen 100% të listave të kandidatëve dhe njëkohësisht mos ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.

 
 

Opozita ka paraqitur edhe një model se si mund të jetë fleta e votimit, në mënyrën më të thjeshtë.

Por këto propozime janë rrëzuar nga Rama i cili kërkon të çojë në fund planin e tij.
 
 

Login to post comments