Berisha: Rama, ky paranojak dhe haluçinant, kërcënon seriozisht hapjen e negociatave

E Enjte, 19 Prill 2018 10:58

Ish-Kryeministri Sali Berisha, i cili e ka vlerësuar mjaft raportin pozitiv të KE-së për hapjen e negociatave, deklaroi sot se ai raport u shty në mënyrë të pamerituar për shqiptarët nga kryeministri "paranojak dhe haluçinant".

"Për raportin pozitiv të KE meqë jam në këtë temë dua të shtroj dy probleme: ky paranojak halucinant mendon se ky proces, që e shtyu në mënyrën më të pamerituar për shqiptarët, është vepër e tij. Në fakt shtytja dhe pasiguria janë vepër e tij. Rekomandimi për hapjen e negociatave nis me firmosjen e MSA, nis me anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, nis me heqjen e vizave, nis me rekomandimin e KE në 2012-2013. Në të gjitha këto ngjarje Edvin kristal Rama ka qënë kategorikisht kundër, ka futur bilbilë në Kuvend, ka lëshuar deklaratat më të pafytyra, kur unë dorëzova kërkesën për anëtarësim; ka protestuar me portrete të Enver Hoxhës kur ne morën anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, ka bllokuar me dhjetra nene duke hapur turin në gjithë vendin me sloganin hap kutitë që të zhbllokohet vizat...Përsëri, të gjtihë ata që e lexojnë këtë raport, është thuajse absolutisht tridhje me atë të 2016 kur u rekomandua. Nëse sot ka një armik të vërtetë – dhe unë uroj që vendet anëtarë t’ia japin Shqipërisë – nëse ka një armik që në momentin kur i dorëzohet raporti nga përfaqësuesja e lartë e BE, me gjithë rrugaçi u dërgon mesazh deputetëve – që ka rol përcaktues në hapjen e negociatave, në një kohë kur fut Saimir Tahirin në Kuvend, e kujtoni dje kur ai bëri sherrin me Gaz Demin – u dërgonte mesazhe deputetëve gjermanë në mënyrën më të pafytyrë, që ata janë njerëz me autoritet të padiskutueshëm, me këto shfazime, kërcënon në mënyrë shumë serioze hapjen e negociatave, tha ndwr tw tjeta Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...