Ish-deputeti Tavo: Presidenti Meta gardian i Kushtetutës. E tha Venecia, sot e pranoi me turp edhe Rilindja
Ish-deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo, thotë se borxhi arrin në 80% të PBB-së dhe ky është sipas tij, një nivel rekord historik. ”54% e bizneseve janë mbyllur dhe mijëra shqiptarë kanë humbur vendin e punës ndër ta edhe mjekë dhe bluza të bardha. Ekonomia në pikitatë, varfëria në kulm, demokracia e rënë, Evropa më larg se sa kurrë! Ky është dëmi që ka shkaktuar ky sekt”.
Postimi i plotë
Borxhi arrin në 80% të PBB-së. Nivel rekord historik. Një dëshmi më shumë e paaftësisë, keq-qeverisjes, korrupsionit dhe papërgjegjshmërisë së qeverisë së sektit të rilindjes.
54% e bizneseve janë mbyllur dhe mijëra shqiptarë kanë humbur vendin e punës ndër ta edhe mjekë dhe bluza të bardha.
Ekonomia në pikitatë, varfëria në kulm, demokracia e rënë, Evropa më larg se sa kurrë! Ky është dëmi që ka shkaktuar ky sekt.