Rama ndryshoi kushtetutën, reagon Soreca: Keqardhje ...

E Enjte, 30 July 2020 14:44

 

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca duke komentuar ndryshimin e njëanshmën të kushtetutës nga Edi Rama, është shprehur se i vjen keq, që nuk u la më shumë kohë për të arritur konsensusin politik.

Deklarata e ambasadorit Luigi Soreca:

‘Ndërsa njohim miratimin nga Parlamenti Shqiptar të disa ndryshimeve në Kushtetutë në lidhje me sistemin zgjedhor, është për të ardhur keq që nuk iu la mjaftueshëm kohë gjatë fazës përgatitore për të gjetur një kompromis me të gjitha partitë në kuadrin e Këshillit Politik.

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të miratuara nga Parlamenti më 23 korrik, për të zbatuar marrëveshjen e 5 qershorit, bazuar në rekomandimet e OSBE / ODIHR-it, e kanë përmbushur kushtin e përcaktuar nga Këshilli kur vendosi të hapë negociatat e anëtarësimit në mars.

 

Tani është thelbësore që ndryshimet e nevojshme në Kodin Zgjedhor për zbatimin e ndryshimeve kushtetuese, me referencë të veçantë te listat e hapura dhe rolin e koalicioneve parazgjedhore, të diskutohen siç duhet me të gjithë aktorët politikë, në Këshillin Politik, në një mënyrë bashkëpunuese dhe gjithëpërfshirëse përpara se të votohen në Parlament’, është shprehur Ambasadori i Bashkimit Evropian Luigi Soreca.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...