Meta pret ambasadorin egjiptian: Punë e lavdërueshme në marrëdhënieve midis dy vendeve

Premte, 31 July 2020 18:30

Presidenti Meta ka pritur sot në një takim Ambasadorin e Republikës Arabe të Egjiptit, me rastin e përfundimit të mandatit të tij në Shqipëri.

Meta e ka falenderuar z, Khalil për punën e lavdërueshme që ka bërë për forcimin e marrëdhënieve shumë të mira historike midis dy vendeve.

 
 

‘Presidenti Meta priti Ambasadorin e Republikës Arabe të Egjiptit, Sh.T.Z Mohamed Khalil me rastin e përfundimit të mandatit të tij në Shqipëri

 
 

31 korrik 2020

 
 

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta priti në takim Ambasadorin e Republikës Arabe të Egjiptit, Sh.T.Z Mohamed Khalil, me rastin e përfundimit të mandatit të tij në Shqipëri. 

Duke e falenderuar Ambasadorin Khalil për punën e lavdërueshme që ka bërë për forcimin, në të gjitha aspektet, të marrëdhënieve shumë të mira historike që ekzistojnë midis Shqipërisë dhe Egjiptit, Kreu i Shtetit theksoi se ka ende potenciale të pashfrytëzuara për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve tona.

“Me Egjiptin kemi lidhje të veçanta historike e tradicionale dhe ne jemi krenarë për rolin e pazëvendësueshëm në formimin e shtetit të Egjiptit të shqiptarit të famshëm Mehmet Ali Pasha, si edhe për veprimtarinë e kontributin e patriotëve dhe atdhetarëve tanë të shquar të cilët krijuan në Egjipt vatrat e para të lëvizjes kombëtare shqiptare. 

Shqipëria e konsideron Egjiptin një partner shumë të rëndësishëm në rajonin e Mesdheut dhe të Lindjes së Mesme, si dhe i kushton një rëndësi të madhe zgjerimit të marrëdhënieve në të gjitha fushat me interes reciprok.

Shqipëria mund të jetë një portë hyrëse e produkteve dhe investimeve egjiptiane drejt Ballkanit, dhe në këtë aspekt forcimi dhe konkretizimi i bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve tona është i mirëpritur”, - u shpreh Presidenti Meta.’

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...