Ish-deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj me anë të një statusi në “Facebook” ka reaguar për djegien e pyllit të Semanit.
Mehmetaj shprehet se institucionet duhet të reagojnë në kohë për gjendjen atje, përpara se të jetë vonë.
Postimi i Kejdi Mehmetajt:
Çfarë po ndodh në pyllin e Semanit?
Që prej ditës së djeshme banorët e Topojës shohin të pa shpresë se si digjen sipërfaqe të tëra të pyllit të Semanit.
Këtë zonë të jashtëzakonshme turistike të bashkisë Fier, përveçse e kanë lën totalisht në harresë pa investime dhe promovim, tani duket se po e djegin me dashje.
Përtej shkatërrimit të ekosistemit të zonës, banorët ngren pikëpyetje për zjarrëvënie të qëllimshme me synim shpyllëzimin e zonës e më pas privatizimin e përvetësimin e asaj toke që sot është e mirë publike.
Institucionet e drejtësisë duhet menjëherë të fillojnë hetimet e njëkohësisht në mënyrë urgjente të nxisin pushtetin qëndror e lokal të shuajnë zjarrin përpara se dëmet të jenë të parikuperueshme.