Përzgjedhja e kandidatëve për deputetë të PD/Bujar Nishani:Procesi është rrugëtimi i Partisë Demokratike drejt pushtetit, shqiptarët kanë nevojë për ndryshim të thellë

Hënë, 03 August 2020 15:05

Ish-presidenti i Republikës Bujar Nishani, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” foli për procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike.

Nishani tha se procesi në fjalë është rrugëtimi i PD-së drejt pushtetit.

“Ky është një proces shumë demokratik. PD është një klub politik. Procesi ka impakt në ardhmërinë e institucioneve. Procesi i rizgjedhjes është rrugëtimi i Partisë Demokratike drejt pushtetit. Kriteret nuk kanë pse shpiken, një gjë e tillë duhet bërë në cdo shoqëri normale perëndimore. Janë disa hallka dhe kjo është një nga ata hallka, për të sjellë më shumë besim tek qytetarët. Lista e kandidatëve do i rikthehet bazës. Pas kryerjes së veprimeve nga Komisioni, do të kalojnë emrat që janë më të mirët. Baza është nga PD, ndërsa përfaqësimi mund të jetë edhe përtej Partisë Demokratike. Miratimi i Listës përfundimtare tw kandidatwve pwr deputetw do të miratohet nga Kryesia e Këshillit Kombëtar të PD”, tha Nishani.

 

Bujar Nishani theksoi se shqiptarët kanë nevojë për një ndryshim të thellë politik.

“Shqiptarët nuk kanë nevojë për rotacion politik, por kanë nevojë për një ndryshim të thellë. Shqiptarët nuk mund të ndalohen në jetësimin e këtij vullneti. Ndryshimi i Kushtetutës është qesharak. 5 qershori mbetet për t’u respektuar nga të gjithë aktorët. Është qesharake që ndryshohet Kushtetuta për 1 minutë. Ne do i qëndrojmë 5 qershorit. Ne jemi sot në një kolaps total. Prioriteti është ndryshimi i realitetit që kemi, ndaj PD ka formësuar bllokun e saj politik për fitore. Ne e konsiderojmë angazhimin si formë sakrifice. Ne duam të vendosim ekuilibrat”, tha Nishani.

 

I pyetur në lidhje me situatën nga koronavirusi, Nishani deklaroi se në këtë periudhë ka pasur tendenca për abuzime me pushtetin.

“Duhet të tregojmë kujdes që të gjithë, në mënyrë që edhe ata që janë target, të mos preken. Në këtë kohë, duhet që të mos ketë abuzime politike. Është koha të dëgjojmë profesionistët seriozë dhe jo ata që veprojnë në bazë të pasioneve të caktuara politike. Pandemia do të tejkalohet, por duhet kohë. Duhen lënë pas tendencat negative për përfitimet e vogla”, u shpreh Nishani.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...